1 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2020

Leka Zogu II merr vilat e gjyshit në Shirokë

LekaZoguIILeka II Zogu, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën e pronësisë për “vilën mbretërore” në zonën turistike të Shirokës në Shkodër.

Përmes një vendimi gjyqësor, Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës II pronësinë e dy vilave dykatëshe, me sipërfaqe 345 e 145 metra katrorë dhe një trualli prej 3962 metrash katrorë, ish-pronë e gjyshit të tij, Mbretit Ahmet Zogu.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë miratoi vendimin e Apelit të Shkodrës të vitit 2008, sipas të cilit e drejta e pronësisë së kësaj pasurie i takonte familjes Zogu. Në Gjykatë, familja Zogu pati palë kundërshtare Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), e cila pati marrë pronën në fjalë pas viteve 1990.

Pasuria e paluajtshme në Shirokë, në vitin 1925 ishte regjistruar në regjistrat e kohës si pronë e Ahmet Zogut. Në vijim, gjatë regjimit monist ajo kaloi në favor nga shteti dhe shndërrua në Kampin e Pushimeve Shirokë. Në vitin 2001, pas shpronësimit, trualli dhe godinat kaluan në pronësi të BSPSH-së. Kjo e fundit lidhi një kontratë qiraje disavjeçare me shtetasin Ndue Maraçaj, për shfrytëzimin e saj. Mësohet se aktualisht objektet në fjalë janë të pashfrytëzuara.

Vendimi i shpallur më 16 prill 2013 nga një Kolegj Civil i Gjykatës së Lartë, i zbardhur ditët e fundit, i dha fund një “lufte” gjyqësore disavjeçare në lidhje me pronësinë e “vilës mbretërore” në Shirokë. Konflikti për pronësinë e “vilës mbretërore” në Shirokë ka nisur nga Leka Zogu I, para se të ndërronte jetë.

Ai ka trokitur në Gjykatë, duke e pasur të vetmen rrugë për të përfituar pronën e babait të tij. Leka I e kishte të pamundur t’i drejtohej me kërkesë Agjencisë për Kthimin e Kompensimin e Pronave. Kjo për shkak se regjistri hipotekor, sipas të cilit prona ishte regjistruar në emër të Ahmet Zogut, rezulton të jetë dëmtuar.

“Në kushtet kur kërkuesi Leka Zogu I, aktet që bëjnë që dokumentacioni ligjor të jetë i paplotë, nuk mund t’i marrë në rrugë tjetër përveç asaj gjyqësore, i është drejtuar Gjykatës me kërkesën sipas objektit të saj”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Dosja e pronës së familjes mbretërore në Shirokë mbërriti në Gjykatën e Lartë në vitin 2008, pas rekursit që i bëri vendimit të Apelit Shkodër BSPSH-ja. Për shkak se më 30 nëntor 2011 Leka Zogu I ndërroi jetë, me marrjen e dosjes në shqyrtim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën e avokatit të familjes Zogu, që çështja të vijohej nga princ Leka.

“Kolegji Civil vendosi pranimin e kalimit procedural nga pala kërkuese, i ndjeri Leka Zogu I, te trashëgimtari i tij, shtetasi Leka Zogu II”, arsyetohej në vendim.

Në vijim, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, Kolegji Civil vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, të datës 2 maj 2008. Vendimi i Apelit nga ana e tij miratonte vendimin e caktuar me herët, më 9 korrik 2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, me ndryshim vetëm në sipërfaqen e tokës, që i rikthehet familjes Zogu. “Vërtetimin e faktit juridik të së drejtës së pronësisë së Ahmet Zogut për pasurinë e paluajtshme ‘vila mbretërore’ Shirokë, e cila përbëhet nga: ndërtesë dy kate, vila me sipërfaqe 345 m2, ndërtesë dy kate, vila me sipërfaqe 145 m2, si dhe truall funksional 3962 m2 sipas plan-vendosjes bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhej në vendimin e Apelit./Panorama/

- Advertisement -

Më Shumë

Gjithçka që (ende) nuk dimë për Sars-CoV-2

U bënë muaj që lexojmë dhe studiojmë mbi coronavirusin, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Eshtë normale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një pandemi:...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Në Suharekë kafen e shërbejnë me dron

Në këto ditë izolimi në gjithë botën, edhe në Kosovë, kur të gjithë qytetarët për shkak të masave të Qeverisë së Kosovës janë të...

QMF-të në Ratkoc dhe Krushë të Madhe punojnë edhe të shtunën

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar sot stafin mjekësor në QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, staf ky...

Zyrtare! FBK anulon sezonin e basketbollit

Federata e Basketbollit së Kosovës ka zyrtarizuar pak çaste më parë anulimin e sezonit. Prej disa javësh, basketbolli ishte ndërprerë totalisht, për shkak të...

Reportazh nga pikëkalimi kufitar Morin-Vërmicë: Ra kjo pandemi e u ndamë

“Ra kjo pandemi e u ndamë”. Kjo shprehje është lajtmotivi i dramës së koronavirusit që pos të tjerash, pas 21 vjetësh, ka “ndarë” shqiptarët...

Ambasadorja e “Agimit” të Prizrenit

“Rrugën drejt teatrit e nisa në Prizren”, do të kujtonte aktorja Leze Qena fillet e karrierës së saj, në ditën e 6 nëntorit të...

Instituti i Medias në Kosovë letër Kurtit: Gazetarët të konsiderohen vijë e parë e frontit kundër Covid-19

Instituti i Medias në Kosovë, sot i ka dërguar letër Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Ministrit të Financave Bislim Bislimi dhe Komisionit të Pavarura...

Mustafa pas konsultimeve te Thaçi: Nuk është koha për zgjedhje, LDK është për formimin e Qeverisë së re

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e vendit, Hashim Thacin, raporton Gazeta Express. Mustafa tha se...

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq. Sipas tij, në...

VV’ja e prerë: Thaçi le të mendojë datën e zgjedhjeve, nuk dërgojmë emër për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri. Nga...

Vdes një 82-vjeçare në Shqipëri, viktima e 12 nga koronavirusi

Ka vdekur në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv,...

Barça e konfirmon: Lojtarët do ta marrin vetëm 30 për qind të pagës gjatë krizës

Barcelona e ka konfirmuar se një pjesë e stafit do të lirohet nga puna, ndërsa pjesa tjetër do të pësojë ulje të pagës për...

Vdes legjenda e Atleticos, Capon

Futbollisti legjendar i Atletico Madridit, Jose Luis Capon ka vdekur të dielën në moshën 72-vjeçare, shkaku i pneumonisë që i është shkaktuar nga koronavirusi,...

Prizren/ Këto janë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e barnatoreve të cilat do të qëndojnë të hapura sonte pas orës 17:00, nga ku edhe kufizohet lëvizja...

Trumpi thotë se New Yorku nuk ka nevojë të jetë në karantinë

Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...