22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Lekaj-Përlaskaj tregon për gjendjen në Kroaci pas tërmetit

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka folur për gjendjen atje pas tërmetit i cili ndodhi të dielën.

Në një lidhje direkte në emisionin “Sot” në KTV ajo ka thënë se nga dje, Kroacia gjendet në një kaos më të madh.

Sipas saj, për shkak të ndërtesave të shkatërruara, njerëzit kanë dalë në rrugë, përkundër se të njëjtit rrezikohen edhe nga koronavirusi.

Lekaj-Përlaskaj ka deklaruar se nga dje, deri sot në mëngjes, janë paraqitur 268 persona të infektuar, kurse pesë raste janë me respiratorë.

“Të gjitha objektet që janë ndërtuar nga viti 1967 pothuajse kanë pasur dëmtime. Është rrezik për shkak edhe të koronavirusit. Kjo që ka ndodhur dje ka bërë një kaos edhe më të madh, ku pritet të shtohet numri i personave të infektuar”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se njerëzit të cilët kanë mbetur në rrugë nuk kanë maska dhe dorëza të mjaftueshme.

Lekaj-Perlaskaj ka thënë se në Kroaci është duke u respektuar masa e izolimit në shtëpi, derisa shton se, policia po e mban kontrollin në rrugë.

Ajo iu ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i respektojnë udhëzimet e dhëna.

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Disa qese me kokainë, marihuanë, armë e shumë e konsiderueshme e parave – Policia jep detaje se çfarë sekuestroi gjatë operacioneve në Prizren, Pejë...

Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë si...

Lajmet e Fundit