12.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

“Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1990”, monografi historike

Sot, 2 shkurt 1990, bëhen 30 vite të fillimit të pajtimit të gjaqeve. Në shënim të këtij përvjetori, publicisti Lulëzim Etemaj, njëri ndër pesë nismëtarët e saj, e ka nxjerrë pikërisht sot nga shtypi monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve  në Kosovë 1990-1990”.

Në fakt, ky është aktiviteti i vetëm shënues i këtij përvjetori, duke qenë se nga institucionet e shtetit nuk është paraparë të ketë ndonjë organizim për këtë Lëvizje, që ia arriti t‘i pajtoi mbi 1000 gjaqe.

 

Historiku i pajtimit të gjaqeve; shtrira; drejtimi; efektet e tij primare edhe në zhvillimet e mëpastajme historike të Kosovës, janë përfshirë në librin e Etemajt.

 

“Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve. Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij”, ka thënë Etemaj në këtë intervistë për “Epokën e re”.

“Epoka e re”: Cili ishte qëndrimi i Serbisë karshi pajtimit të gjaqeve në Kosovë?
Etemaj: 30 vite më parë Kosova ishte e pushtuar. Si nismëtarët, veprimtarët ashtu dhe ata që falnin gjaqe nuk shiheshin me indiferencë apo tolerancë nga forcat e Serbisë. Përkundrazi. Ndiqeshin, kërcënoheshin, mbylleshin e torturoheshin. Por, Serbia nuk ia arriti ta ndalë pajtimin e shqiptarëve. Nuk mundi t‘i ndalë as tubimet e tyre madhështore për faljen e gjaqeve. Pjesëmarrja masive në to, tregonte mosbindjen shqiptare. Guximin kundërshtues ndaj saj. Prandaj u organizuan tubime madhështore, ku morën pjesë mbi gjysmë milioni pjesëmarrës, shqiptarë nga të gjitha trojet, siç ishte tubimi te Verrat e Llukës, i mbajtur më 1 maj 1990. Aty u falen dhjetëra gjaqe, plagë e ngatërresa.

 

“Epoka e re”: 30 vite më pas, po dilni me monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991”. Pse e gjithë kjo vonesë?

 

Etemaj: Është fatkeqësisht në përputhje me natyrën shqiptare. Vonesa është njëra nga anët tona të errëta si komb. Pritja ka qenë që një monografi të tillë ta bëjnë njerëzit që i kanë profesion shkencat historike. Mungesa e një libri të tillë, të vlershëm për historiografinë shqiptare, por edhe evropiane, ka qenë për mua motivi kryesor për ta shkruar këtë libër. Ka qenë gjithsesi edhe obligim i imi që të shpreh edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin publik, si njëri nga pesë nismëtarët, por edhe si qytetar ndaj të gjithë atyre që na i hapen jo vetëm dyert e kullave dhe shtëpive, por edhe të zemrës. Ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë për pajtim, hoqën dorë nga gjakmarrja dhe çfarëdo hakmarrje tjetër në interes të Kosovës.

“Epoka e re”: Ka pas paraqitje të ndryshme në media dhe aty- këtu në ndonjë libër, dhe versione po ashtu të shumta përkitazi me historikun e pajtimit të gjaqeve në vitin 1990-1991 në Kosovës. A mund të llogaritet në përmbysje të këtyre versioneve?
Etemaj: Qëllimi i bërjes së monografisë nuk është as përmbysja e as rrënimi. Si fati i njërës, si tjetrës, po ashtu edhe i ngritjes së një versionit të qëndrueshëm, varet plotësisht nga përmbushja e parakushteve që shtron historiografia e mirëfilltë shkencore: mbështetja në fakte konkrete të qëndrueshme, e që në këtë rast janë të dorës së parë.

“Epoka e re”: Në këtë aspekt, kush është ai që mund t‘i vëhet në barrë drejtimi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve?
Etemaj: Nuk kishte një njeri të vetëm, as si nismëtar dhe as si drejtues. Kishte një trup drejtues në nivel të Kosovës. Ajo përbëhej nga pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve: Have Shala, Myrvete Dreshaj, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj. Për këtë kishte vendosur Kuvendi I i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, i mbajtur më datë 19 maj 1990 në Strellc të Deçanit, ku krahas përfaqësuesve të shumtë të këshillave të pajtimin, pjesëmarrës në këtë kuvend kanë qenë edhe Anton Çetta, Zekeria Cana, etj. Çdo vendim, ashtu si kur ishte vendosur të fillohej me pajtimin e gjaqeve, merrej pas diskutimeve të shumta dhe në pajtim të plotë të çdonjërit prej tyre. Pikërisht kjo frymë demokratike është njëri nga parakushtet themelore të suksesit të saj. E konsideroj të rëndësisë së veçantë mbështetjen e madhe të Anton Çettës, të profesorëve dhe intelektualëve të tjerë, si dhe të qëndruarit e tij krah nesh. Me njohjen e gjerë të kulturës dhe traditës shqiptare si dhe urtësinë e tij, prof. Anton Çetta ia ka rritur peshën dhe respektin Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në suksesin e saj. Kishte një gërshetim të shkëlqyeshëm të energjisë, vizionit, vendosmërisë dhe përkushtimit rinor, me urtësinë dhe maturinë e tij.

“Epoka e re”: Libri shihet të jetë i pasur me ngjarje, data të shumta, materiale faktografike, fotografi, emra të atyre që vepruan për pajtimin e gjaqeve si dhe atyre që falen gjaqe.
Etemaj: Monografia e ka për bazë konceptin e paraqitjes së historikut të pajtimit të gjaqeve. Nisma, zhvillimi i tij i shpejtë, pavarësisht pengesave të forcave serbe, nga aksioni në lëvizje gjithëpopullore; shtrirja e tij në nivel Kosove; tubimet më të mëdha; gjaqet e para të falura dhe tri kuvendet, janë disa nga segmentet e tij. Mospërfshirja e çfarëdo emri, pajtimi të gjakut, plageje, ngatërreseje, tubimi a zhvillimi, nuk është bërë me qëllim nënvlerësimi. E vlerësoj lartë çdo veprim, çdo akt si dhe çdo person, që me angazhimin e tij ka bërë që suksesi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve të jetë madhështor.

“Epoka e re”: Unike, e pa përsëritshme, madhështore, janë disa nga vlerësimet që i bëhen Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë.
Etemaj: Nuk gjendet edhe një rast i vetëm në historinë e popullit tonë kur brenda një viti të jenë falur 1169 gjaqe. Që të gjitha faljet janë bërë mbi bazën vullnetare, pa asnjë imponim, pa dënim apo dëmshpërblim. Ku femra shqiptare jo vetëm që ka qenë veprimtare e pajtimit, por e ka thënë edhe fjalën e saj, duke marrë pjesë në vendim apo dhe vendosur vet për faljen e gjakut. Si rrjedhojë e kësaj përfshirjeje, ka plotë oda shqiptare dhe mjedise patriarkale ku femra shqiptare ka hyrë për herë të parë në oda të tilla, të dedikuara sipas traditës ekskluzivisht për burra. Nuk më është e njohur të ketë pasur një lëvizje të tillë të pajtimit të gjaqeve as te popujt tjerë evropianë.

“Epoka e re”: Cilat janë vendimet më të veçanta të Kuvendeve të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve?
Etemaj: Përderisa Kuvendi I e rikonfirmojë drejtimin e Lëvizjes nga pesë nismëtarët e saj, Kuvendi II caktoi periudhën njëvjeçare 1990-1991, si periudhë veprimi të saj, të realizimit të misionit  human dhe kombëtar si dhe të përfundimit të saj. Origjinali i procesverbalit tetë faqesh të Kuvendit I, ashtu si dhe shumë dokumente dhe fotografi tjera, botohet për herë të parë në libër.

“Epoka e re”: Shteti i Kosovës, asnjë institucion i tij nuk e ka shënuar sot 30-vjetorin e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.
Etemaj: Kjo indiferencë nuk e zbeh aspak vlerën historike të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Është në përputhje të plotë me moskujdesin dhe mosrespektimin e vlerava tona kulturore historike. Në cilin drejtim qëndron shoqëria dhe shteti ynë më mirë? Në asnjërin! Madje as sa i përket luftës çlirimtare të UÇK-së, heronjve, dëshmorëve, përgjithësht viktimave të gjenocidit të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Më Shumë

Kemi kaq shumë botime e nuk kemi letërsi

Shkrimtarët kanë nevojë të vlerësohen jo vetëm nga lexuesit, por edhe nga institucionet. Kudo në botë, në shtetet me funksionim normal, për shkrimtarët organizohen...

Shtëpia e Sterjo Spasses shndërrohet në muze

Aty ishte lindur para 106 vjetëve një nga letrarët e parë që romanin shqip e pasuroi me tema e motive të reja. Në shtëpinë...

Katër mësimdhënës të prekur me COVID-19 në gjimnazin e Dragashit, mësimi kalon në skenarin C

Komuna e Dragashit njofton se katër mësimdhënës dhe një nxënës të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha” kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus që ka bërë...

Nëna prizrenase pendohet që mbyti foshnjën e saj (Video)

“Kam menduar ta rris, por nuk ka qenë mundësia”. Mirëpo M.B bëri krejt të kundërtën. Ajo i morri jetën foshnjës së saj të porsalindur më 20...

Koronavirusi po bën kërdinë në Mal të Zi – rreth 5 mijë raste aktive

Mali i Zi renditet i pari në Evropë për nga numri i rasteve që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në 100 mijë banorë, raporton...

Në Francë hyn në fuqi ora policore

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i...

COVID-19: Inspektorati në Malishevë mbyll zyrat e Entit të Punësimit

Inspektorati i Komunës së Malishevës, sot i ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, deri në një vendim tjetër, pasi një...

Një lidhje e fshehtë apo ta dinë të gjithë?!

Adrola Dushi është një nga modelet më të bukura shqiptare e cila ka një karrierë të suksesshme në SHBA. Bukuroshja shqiptare ishte personazhi i...

Dënohen mbi 1 000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për Pandeminë

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1073 tiketa në bazë të Ligjit për Pandeminë, COVID-19. Ndërkaq, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë...

Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë!

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga...

Rrah bashkëshorten, arrestohet suharekasi

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton PrizrenPress. Policia ka bërë të ditur se viktima...

Kosovari vdes në vendin e punës në Zvicër

Avdyl Avdylaj nga fshati Zabërgjë i Klinës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka vdekur vëllai i tij  Vesel Avdylaj. Siç shkruan vetë Avdyli,...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 104 raste të reja

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja pozitive. Instituti Kombëtar...

Edmond Tupja: Njeriu s’mund të jetë shkëmb

Në këto ditë lidhur nyje Njeriu s’mund të jetë shkëmb Ai ka nevojë edhe për yje Edhe për hënën që u tremb. Njeriu s’është fosil i tharë Diçka të...

Situata me COVID-19, panairi i librit në Tiranë mbahet online

Panairi i 23-të i librit, “Tirana 2020” do të mbahet online në ditët e caktuara më parë, 12-15 nëntor 2020. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e...

Historia e jashtëzakonshme e emigrantit nga Eritrea që u bë nga pastrues në deputet

Ish-refugjati nga Eritrea, Ibrahim Omer, i nominuar nga Partia Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të Zelandës së Re, u bë deputeti i parë me...

Lajmet e Fundit

Shtëpia e familjes Rada në Prizren, pjesë e regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të përkohshme

Shtëpia e familjes Rada i është shtuar regjistrit të Listës së Trashëgimisë Kulturore dhe ka marr statusin e monumentit në mbrojtje të përkohshme, njofton...

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prokuroria Themelore në Prizren zgjedh prokuroren Arjana Shajkovci për anëtare të re të KPK-së

24 prokurorë të Prokurorisë Themelore në Prizren, me vota të fshehta, këtë të mërkurë kanë zgjedhur prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në...

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të PTK-së, Shyqyri Haxha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm–Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet Sh. H., ish-Kryeshef Ekzekutiv...

PDK-ja akuzon Haskukën: Po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prizren, ka vazhduar me akuza ndaj kryetarit Mytaher Haskuka, duke thënë se çdo ditë e më shumë...