10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Libri i ri i gazetarit nga Prizreni, Qazim Thaçi, promovohet në Tiranë

Libri më i ri i gazetarit nga Prizreni, Qazim Thaçi, me titull “Kur zgjohen metaforat”, do të promovohet në Tiranë.

Promovimi bëhet më 12 shkurt 2020,ora 12:00.

“Me ftesën e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Shqipëri do të promovohet libri me poezi “Kur zgjohen metaforat”, në kuadër të aktiviteteve kulturore që organizohen për nderë të Pavarësisë së Kosovës”, njofton redaktori i librit, Gëzim Ajgeraj.

“Falënderojmë për mundësinë dhe ftesën Ambasadorin Nait Hasani dhe gjithë stafin e Ambasadës”.

Ajgeraj vlerëson se poezia që e sjell poeti Qazim Thaçi, është metaforë e një mendimi të peshuar mirë dhe ajo hyn në përmasat e krijuesve që kanë lënë gjurmë e vlera pas viteve të nëntëdhjeta e këndej.

“Poezinë e këtij poeti e gjejmë në këto kohë nëpër periodikun e kohës, e një pjesë e tyre fatmirësisht i ka mbijetuar edhe furtunave të fundshekullit kosovar, për të arritur deri te ne sot”.

Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit I Love Tropoja

“Shikuar në kronologjinë e vargut të tij, ajo, përveç mbijetesës fizike, i ka mbijetuar edhe si metaforë furtunës kohë, duke e ruajtur freskinë dhe fuqinë e saj edhe nëpër dekada, pa iu nënshtruar zbehjes që dinë ta bëjnë kohët”.

“Shpeshherë na vjen të kujtojmë vargun dhe mbijetesën e tij nëpër kohë. Koha për shumë krijues e vepra letrare është një përbindësh që i gëlltit ato dhe i nxjerr përtej vlerave të harrimit, por kjo nuk ndodh me poezinë e Qazim Thaçit.”.

“Shikuar në poezitë e tij të kohës (që i kemi sado të pakta në numër që i kanë shpëtuar nga flakët e furtunës) dhe në rishpalosjen që u bëjmë atyre, gjejmë të njëjtën fuqi metaforike, që bart vargu i sotëm i majave të krijimit të poezisë. Le të sjellim vetë pak vargje nga poezia “Porosi e urtë”, e botuar në vitin 1998, dhe të shohim fuqinë metaforike të vargjeve të atëhershme dhe ruajtjes së freskisë e largpamësisë së tyre nëpër kohë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit