16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ligji për Amnistinë hyn në fuqi javën tjetër

Edita TahiriSot pas dite kanë përfunduar takimet dyditore në Bruksel për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime në formatin bilateral me Bashkimin Evropian dhe nuk ka pasur takime trepalëshe, shkruan Epoka e re. Bisedimet janë përqendruar në avancimin e procesit të integrimit të individëve serbë, nga pjesa veriore e vendit në institucionet e shtetit të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë. Ajo ka theksuar se për sa i takon çështjeve të policisë, pala serbe nuk ka dorëzuar listën e personave të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, me gjithë faktin që kjo listë është dashur të dorëzohet më 16 shtator në përputhje me konkluzionet e Brukselit dhe me gjithë faktin se pala serbe kishte premtuar se do ta realizojë këtë obligim pas zvarritjeve të shumta në këtë çështje.

Duke folur për bisedimet rreth çështjeve të drejtësisë, zëvendëskryeministrja Tahiri ka theksuar se Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht faktin se Ligji për Amnistinë do të hyjë në fuqi javën e ardhshme dhe se kjo do të hapë rrugë për përshpejtimin e integrimit të gjykatësve dhe prokurorëve serbë, të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka kërkuar që Serbia të mos e zvarritë procesin e zbatimit të marrëveshjeve, por t’i përmbushë me kohë dhe në mënyrë përmbajtjesore obligimet e saja si palë në këtë dialog.

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Lajmet e Fundit