7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Limaj: Nuk pranojmë “Republikë Serbe” në Kosovë me asnjë çmim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se asnjë nga bartësit e institucioneve përfshirë atë si zëvendëskryeministër, por as presidenti e kryeministri nuk kanë të drejtë të bisedojnë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një “Republikë Srpska” në Kosovë.

Sipas Limajt, kjo nuk do të lejohet të ndodhë me asnjë çmim.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim. Kosova është më e madhe se bartësit e institucioneve dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë për ta pranuar. Ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë”, ka thënë Limaj në një prononcim për KosovaPress.

Më tutje, Limaj ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë nuk mund të ndodhë në Kosovë.

Kosova, thotë Limaj është një realitet tjetër dhe nuk do të lejohet kurrë skenari i Bosnjës. Sa i përket fazës finale të dialogut numri dy i qeverisë së Kosovës thotë se nuk ka nisur ende.

Dialogu final, sipas Limajt nënkupton një marrëveshje, e cila çon në njohjen e dy vendeve dhe se ky dialog nuk do të zhvillohet nga një individ, por nga ekipi negociator ku do të përfshiheshin pozitë-opozitë dhe shoqëria civile.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit