7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Lippi: Kompletoni kampionatin

Ish trajneri i kombëtares së Italisë, Marcello Lippi, ka dhënë mendimin e tij mbi atë se si duhet vepruar me sezonin aktual.

Përhapja e Covid19 në Evropë, e sidomos në Itali, ka bërë që të gjitha sportet të suspendohen përkohësisht.

Por, Lippi beson se pas qetësimit të situatës, duhet kthyer në fushën e blertë dhe të kompletohet kampionati.

“Jam i mendimit se kampionati duhet kompletuar. Të gjitha kampionatet”, ka thënë Lippi, transmeton lajmi.net.

“Në fund të majit, gushtit apo shtatorit, mbetet të shihet”, shtoi trajneri i njohur.

“Kjo do të thoshte se sezoni tjetër do të ishte më i mirë”.

“E di se të luash me dyer të mbyllura nuk është futboll, por kur nuk është e mundur të ketë tifozë, mund t’i japin ndeshjet pa pagesë në TV” ka thënë ndër të tjerash Lippi.

UEFA do të mbajë të mërkurën takim me sekretarët e 55 federatave, për të parë se si cilët do të jenë hapat e ardhshëm.

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit