9.1 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Lluka: Këtyre ditëve nisë ristrukturimi i përgjithshëm i Telekomit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se këtyre ditëve do të nisë ristrukturimi i përgjithshëm në Telekom, që nga burimet njerëzore, borxhet, zyrat ligjore dhe çdo gjë tjetër.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se përmes këtij ristrukturimi parashihet ulja e shpenzimeve në të gjitha format duke nisë prej rialukimit të gradave të punëtorëve dhe uljes së pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrje.

“Ristrukturimi në Telekom do të ndodh dhe do të fillojë tash, po flasim për ditët në vijim për arsye se Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim është inkuadruar, ka tenderuar ekspertizën për ristrukturim, pra ekspert i jashtëm do të vijë ta bëjë një hulumtim, një analizë të Telekomit dhe pastaj do të vijmë me rekomandime të sakta për ristrukturimin dhe aty mund të ketë ristrukturim që nga burimet njerëzore deri te borxhet, zyrat ligjore dhe çdo gjë tjetër pra, ristrukturim i përgjithshëm i Telekomit. Kjo parasheh ulje të shpenzimeve në të gjitha format, qoftë më rialukimin e gradave të punëtorëve sepse e dimë që në Telekom ka shumë punëtorë mirëpo problemi është që ka shumë punëtorë me grada të larta, ka shumë menaxherë, mbikëqyrës, prandaj të gjitha këto duhet të ristrukturohen në të mirë të Telekomit dhe kjo do të luaj rol në listën e përgjithshme të pagave që ka Telekomi”

Por, për Llukën edhe nëse Telekomi arrin ta sigurojë ekzistencën e vet në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet produktiv ashtu siç do të mund të bëhej pas privatizimit.

“Besoj që shumë shpejt Telekomi do të këndellet dhe do të ketë një situatë ku do të mund të ketë bilanc pozitiv të fitimit. Ne e dimë që Telekomi është i mbipunësuar , e dimë që në Telekom ka potencial për zhvillim dhe qëllimi ynë është privatizimi si plan final i Telekomit dhe aty duhet të fokusohemi. Telekomi edhe nëse arrin ta sigurojë ekzistencën e vet në asnjë formë nuk mund të bëhet produktiv dhe efikas siç mund të jetë një Telekom i menaxhuar nga sektori privat. Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar me 25 deri 49 për qind dhe vlera e këtyre aksioneve”, tha ai.

E duke folur për borxhin që i detyrohet Telekomi t’ia paguajë kompanisë Z-Mobile, Lluka tha se janë duke negociuar që të gjendet një formë për ta paguar këtë borxh i cili është i obligueshëm.

“Ne jemi pajtuar që deri më 15 qershor ta bëjmë një plan të pagesave sepse ky është një borxh që ka vendosur Arbitrazhi, është një vendim që nuk mund të ndryshohet sepse është vendim i Arbitrazhit dhe si i tillë është borxh që duhet paguar, pa marrë parasysh se si ka ardh te ky borxh. Në këtë rast ne jemi humbës si Telekom dhe rrjedhimisht si aksionar dhe ky borxh duhet paguar. Një ndër format është ku Qeveria e Kosovës mund t’ia ofrojë ndonjë garancion shtetëror në mënyrë që Telekomit t’i ipet qasje në kredi të ndryshme për ta paguar borxhin apo të shikohet ndonjë formë tjetër të cilat jemi duke i shqyrtuar ose me rata që të paguhet kjo shumë 25. 9 milionë euro pas pasë ndonjë interferencë për kontratën”,

Lluka në këtë intervistë ka folur edhe rreth termocentralit “Kosova e Re”, projekt ky i cili sipas parashikimeve pritet të nisë në fund të këtij vitit.

“Opiku amerikan, agjensioni amerikan shtetëror që bën financimin e investimeve amerikane jashtë vendit e ka marrë përsipër që të jetë si udhëheqës i këtij konsorciumi të pakos financiare, e kanë shtyer për në shtator mbledhjen e bordit në të cilën pritet të aprovohet Pako Financiare. Besoj në muajin qershor do ta kuptojmë se sa do të kushtojë Termocentrali dhe në shtator do ta kuptojmë pakon financiare. Dhe, me përfundimin e këtyre dy pikave kritike e dimë saktë se sa do të kushtojë Termocentrali dhe sa do të jetë impakti në tarifat për qytetarët. Në muajin tetor duhet të shkoj pako në Parlamentin e Kosovës për aprovim, nëse çdo gjë shkon në rregull atëherë ndërtimi mund të nisë menjëherë. I kemi dhënë dritë të gjelbër kompanisë Countur Global që të nisë me pastrimin e terrenit, të rregullohet terreni. Ato mund të fillojnë në muajin qershor”, ka thënë Lluka.

Ministri Lluka duke folur për angazhimin e inxhinierëve të pavarur në projektin për Termocentralin derisa ka thënë se ndarja buxhetore është 4 milionë euro për 6 vjet për këta inxhinier të cilët do të ofrojnë shërbime profesionale që për Qeverinë e Kosovës përfaqësojnë interesat për mbikëqyrjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Ai tha se këta inxhinier do të jenë ekspert të jashtëm që kanë për detyrë mbikëqyrjen ngase siç tha ai Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme që garantojnë se investimi po ndodh në pajtim me marrëveshjen.

“4 milionë euro është ndarja e buxhetit për inxhinier të pavarur. Ka lind një keqkuptim, këto nuk janë këshilltar dhe nuk janë shërbime këshillëdhënëse, këto janë shërbime profesionale që për Qeverinë e Kosovës përfaqësojnë interesat për mbikëqyrjen e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe këta përfshihen që nga tash, në fazën e negocimit deri në fazën e përfundimit të Termocentralit. Pra, është një buxhet rreth 4 milionë euro për 6 vjet sepse merr kohë ndërtimi, funksionalizimi dhe testimit i Termocentralit. Ky inxhinier do të jetë i pavarur, një ekspert i jashtëm e ka për detyrë që në emër të Qeverisë së Kosovës ta bëjë mbikëqyrjen. Ne nuk i kemi kapacitetet tona vendore të mjaftueshme në mënyrë që të garantohemi që investimi po ndodhë ashtu siç jemi pajtuar me marrëveshje”, ka thënë Lluka për EO.

Në fillim të muajit shkurt janë pranuar ofertat e fundit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Dy kompani i kanë dërguar ofertat: Mitsubishi Hitachi nga Japonia dhe General Electric nga SHBA. Para pak ditësh ka dalë që ofertuesi i preferuar është General Electric, kompani amerikane.

- Advertisement -

Më Shumë

Mikrobiologu Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme. Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda...

Vetëm policët e Prizrenit në gjendje emergjente (VIDEO)

Vendimi i Policisë së Kosovës që të rikthehet orari 8 orësh, nuk do të vlejë vetëm për Prizrenin. Në këtë qytet do të vazhdohet puna...

Trump: ShBA nuk do të mbyllet më edhe nëse do të ketë një valë e dytë të COVID-19

Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion ndaj shteteve që të rihapin bizneset pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme ndaj koronavirusit. Të 50 shtetet kanë njoftuar plane...

PDK-ja në Prizren: Përherë përkulemi para martirëve të ‘Tusuzit’

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka përkujtuar masakrën në lagjen ‘Tusuz’, në 21 vjetorin e gjenocidit serb, ku u masakruan 27 civilë të...

21 vjet nga ngritja e aktakuzës për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviqit

Sot janë bërë 21 vjet që kur Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, konfirmoi se ka paditur si kriminel lufte presidentin...

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Kadri Veseli përmes një fotografie të xhamia e Mlikës në Dragash, ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai thotë se këtë vit, festa nuk është...

Besa Kuqi, drejtoreshë e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga sot në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Besa...

Eksperti kosovar i arsimit: Është shumë herët të flitet për hapjen e shkollave

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, është shprehur se ende është herët të flitet për hapjen e shkollave, ndonëse tashmë në Kosovë ka filluar zbutja...

Trump kërkon të ndëshkojë Kinën por…

Administrata Trump po kërkon mënyra për të ndëshkuar Kinën pa djegur mundësitë e presidentit Donald Trump për një mandat të dytë. Bërja e kësaj në...

Vjen një lajm fantastik nga Prizreni rreth koronavirusit

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se tash e dy ditë nuk është identifikuar asnjë rast i...

Borë në Prevallë (Foto)

Rënia e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që në viset malore të ketë sërish rënie të borës. Reshje të borës kanë rënë edhe mëngjesin...

Punëtorët e marketeve, barnatoreve e furrëtarët nuk i marrin 100 euro shtesë

Punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatoreve, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin, kanë filluar t’i marrin bonuset nga...

I dyshuari nga Rahoveci për vrasjen dhe djegien e vëllait, e kishte vrarë edhe gruan para disa vitesh

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt të këtij viti. Atje, pas një zënke verbale, vëllai...

Haskuka: Obelisku i dy pilotëve amerikanë është dëmtuar nga kushtet atmosferike

Obelisku i dy pilotëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, në Prizren, nuk është dëmtuar nga dora e njeriut. Kryetari i Prizrenit, Mythaer...

AKK-ja kërkon të rivlerësohen listat refuzuese të subvencioneve

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë rishikim dhe vlerësim të listave refuzuese për subvencione për disa fermerë në vend. Në...

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja  “La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...