4.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2020

Lufta e Erdoganit kundër kurdëve – krime lufte, eksod masiv

Nuk ka kaluar asnjë javë nga ofensiva ushtarake turke në Siri. Bilanci: krime lufte, eksod masiv – dhe një numër i madh të burgosurish të IS që kanë shpëtuar. IS nuk qe mposhtur ende plotësisht – tani kërcënon rikthimi.

Presidenti turk Erdogan nuk i ka fshehur kurrë synimet e tij. Jo më larg se shtatori, ai paraqiti në OKB në Nju York një hartë: në të qe shënuar një korridor i gjerë në kufirin sirian, i cili ndodhej nën kontrollin e Turqisë. Ndoshta veprime të vendosura dhe të përbashkëta të partnerëve të NATO-s mund ta kishin penguar autokratin e Bosforit në ndjekjen e aventurës së tij ushtarake. Siç dihet, ajo që ndodhi qe diçka tjetër: presidenti amerikan Trump e liroi kalimin, dhe javën e kaluar nisi në veri të Sirisë operacioni ushtarak, i veshur si mision antiterror dhe i quajtur në mënyrë cinike “Burimi i paqes”.

IS është ai që përfiton

“Operacioni antiterror” turk kundër milicive kurdë në veri të Sirisë bën që lufta faktike antiterror, lufta kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik” të bëjë hapa të ndjeshëm pas. IS si kalifat i terrorit me territorin e vet vërtet është mposhtur. Me sakrificat e ndjeshme të pikërisht atyre luftëtarëve kurdë, të cilëve tani u duhet të luftojnë kundër sulmeve turke. Por kur para rreth një viti ra bastioni i tij i fundit në Baghouz, IS vazhdoi të jetojë si organizatë terroriste. I fshehur me luftëtarë në Siri dhe Irak, me degë nga Afganistani në Nigeri.

Në mosmarrëveshjen për rreziqet e një Shteti Islamik, të mposhtur përsa i përket territorit dha dorëheqjen dhjetorin e kaluar, në shenjë proteste ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, James Mattis. Në atë kohë, Donald Trump deklaroi për herë të parë se dëshironte të tërhiqte trupat amerikane nga Siria. Mattisi ishte i bindur se një tërheqje e SHBA do të përgatiste terrenin për kthimin e IS. Edhe Brett McGurk gjithashtu paraqiti dorëheqjen; ai ishte i dërguari special i Trump-it për luftën kundër IS.

Mbijetesa në ilegalitet

IS po ashtu e di që nga koha e tij në Irak: në kohën kur je nën presion të madh mjafton të strukesh dhe të mbijetosh. Mjaft shpesh janë forca të jashtme pastaj që krijojnë një mjedis, në të cilin mund të lulëzosh përsëri. Në Siri, këtë rol e luan tani pushtimi turk dhe kaosi, që ecën krahas tij: në një bombardim të një burgu kurd në Qamishli, pesë luftëtarë të IS arritën të shpëtojnë. Plani i Shteteve të Bashkuara për të transferuar 60 xhihadistë me rrezikshmëri të lartë në një burg irakian, sipas New York Times, dështoi. Dhe të paktën dy herë që nga fillimi i luftës, me atentate IS ka kujtuar se është aktiv.

Dhjetëra mijëra mbështetës të IS

Në burgjet kurde ndodhen rreth 12.000 luftëtarë të Shtetit Islamik. Në kampet e refugjatëve, ruhen ende dhjetëra mijëra mbështetës të IS, kryesisht gra dhe fëmijë. Evropa ka dështuar në detyrën për t’i sjellë qytetarët e saj nga Siria e Veriut para drejtësisë, përfshirë Gjermaninë. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga vetëadministrimi kurd, mbështetur edhe nga Shtëpia e Bardhë. Megjithëse rreziku i një pushtimi turk ishte gjithnjë i pranishëm mbi kurdët e Sirisë veriore, u preferua që gjërat të liheshin të ecnin. Tani duhet të presësh që njerëz shumë të rrezikshëm të lirohen dhe të vijnë vetë pa u njohur në Gjermani. Me të gjitha pasojat e përfytyrueshme.

Evropa lejoi që Erdogani t’i bënte shantazh me kërcënimn e tij për t’i lënë tre milionë e gjysmë refugjatë sirianë të vazhdojnë rrugën. Rrezikun nga ndoshta dhjetëra mijëra mbështetës të IS, që mund të lirohen, ajo e injoroi/ DW

- Advertisement -

Më Shumë

Nuk do të ketë krizë buke në Kosovë, tani miell mjaftueshëm po ofrohet edhe nëpër markete

Izolimi i nga coronavirusi, arsyeshëm ngjalli frikë te qytetarët se do të mund të përballemi me krizë të bukës, pavarësisht se institucionet vazhdimisht thonin...

Kryeministri në detyrë shkarkon Avdullah Hotin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Avdullah Hoti. Ky...

Ministrja Dumoshi konfirmon mbështetjen për xhudistët pas hyrjes së tyre në karantinë

(I plotëuar) Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Iber Alaj, kanë zhvilluar një video telefonatë me...

Zgjatet orari i punës së QMF në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe

Përmes një vendimi të marrë nga drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovecit, është marrë vendim që të zgjatet orari i...

Letër miqve të mij të Vetëvendosjes: REVOLTOHUNI!

Nga Andi Bushati Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të...

Aktorja Leze Qena varroset sot

Aktorja e njohur kosovare, Leze Qena, sot do të varroset nga ora 17:00. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, para mediave...

Lajm i mirë: Arrijnë shtatë mijë teste për koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë në deryrë Arben Vitia ka njofuar se shtatë mijë teste kanë arritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat...

Ministria e Shëndetësisë demanton Limajn, tregon furnizimet për Malishevën

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës. “Me qëllim të informimit të drejtë të...

Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq kanë ofruar ndihmë për personat e moshuar pasi ata nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave për...

Kylie, nostalgji për detin nga karantina

Kylie Jenner ka ndezur temperaturat duke postuar një foto nga plazhi në bikine derisa ajo vazhdon të jetë e vetizoluar. “Do të dëshiroja që...

Anton Quni e lutë Albin Kurtin që gjatë pauzës ta ndryshojë mendjen, ta shpetojë qeverinë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje...

Thaçi: Leze Qena na ka bërë të qeshemi dhe të qajmë, të duam artin dhe jetën, me dekada të tëra

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se është pikëlluar nga vdekja e aktores Leze Qena. Ai ka thënë se aktorja e madhe që ndërroi...

Kadare: Eposi ynë evropian

Mrekullisë së “Eposit të Kreshnikëve” nuk do t’i shpëtonte as gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadareja. Do të ishin vitet 70-të ato kur në...

Ministrja Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e aktores së madhe, Leze Qena

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së aktores së madhe, Leze Qena E nderuar familja Qena, Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin...

Nga furra u shërbente klientëve kafe e pije, arrestohet një burrë në Prizren

Një vendim i Qeverisë së Kosovës, pas situatës pandemike me koronavirusin Covid-19, ishte të mbylleshin të gjitha kafiteritë, madje edhe ato që shërbehen për...

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka nisur që t’i tregojë efektet e para edhe në ekonominë e vendit. Mbi 10 milionë euro në ditë...

Lajmet e Fundit

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit...

Haskuka njofton se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Teqeja e Madhe e Halvetive në Rahovec dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj, Shejh Besim Shehu,...

Rasti i parë në Prizren, i infektuari me COVID 19 erdhi para 14 ditësh nga Bullgaria

Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. I infektuari është i moshës 58-vjeçar dhe se ka ardhur nga Bullgaria. Detaje rreth...