13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Malet e Pashtrikut në rrezik nga zjarret

Drejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, alarmon se malet e Pashtrikut janë në rrezikë nga zjarret.

“Dje dhe sot përgjatë tërë kohës ekipet e Brigadës së Zjarrëfiksëve janë ballafaquar me zjarret në zonën e Pashtrikut”, shkruan Dakaj në “Facebook”.

“Intervenimi i zjarrfikësve vështirësohet edhe më shumë, pasi që nga informatat që i kemi marrë nga Policia e Kosovës dhe Ushtria Kosovës, kjo zonë është ende e pa pastruar plotësisht nga minat dhe rrezikohet jeta e personelit të zjarrfikësve”.

“Ekipet tona, të Policisë dhe Pylltarisë janë duke e trajtuar me seriozitet këtë situatë të krijuar të shkaktuar nga persona të pa ndërgjegjshëm të cilët ndezin zjarre të qëllimshme”.

“Bëjmë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga këto zjarrëvënie dhe t’i raportojnë rastet që mund t’i evidentojnë”.

“Ta ruajmë jetën, pronën dhe natyrën. Po ashtu, i bëjmë thirrje policisë që t’i indentifikojnë këta persona dhe t’i vënë para përgjegjësisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit