10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Malishevë, diskutohet për çështjen e lejeve për gurëthyes

Drejtuesit e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të përfaqësuar nga kryesuesi i Bordit, Musa Shabani, drejtori ekzekutiv Ramiz Krasniqi dhe zyrtarja ligjore Selvete Greiqevci, janë takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në KK, Alban Mazreku (PDK, Alban Krasniqi (LVV) dhe Kastriot Berisha (AAK).

Qëllimi i këtij ishte sqarimi dhe konsultimi lidhur me vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për pezullimin e përkohshëm të lejeve dhe pëlqimeve për të gjithë gurëthyesit dhe operatorët tjerë që merren me veprimtari të ngjashme në territorin e Komunës së Malishevës.

“Zyrtarët më të lartë të KPMM-së, kanë dhënë sqarimet e tyre lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve për zhvillim të veprimtarive për hulumtime, gurëthyes, separacione, përpunim të betonit dhe veprimtaritë e ngjashme, ndërsa përfaqësuesit e KK të Malishevës, e kanë arsyetuar vendimin e KK, për pezullimin e përkohshëm të gurëthyesve, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë për dhënien e këtyre lejeve, si dhe për verifikimin e zbatimit të kritereve nga gurëthyesit, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, si pasojë e ndotjes së ambientit, minimeve që bëjnë këta gurthyes, pastaj dëmtimin e rrugëve dhe për çështje tjera të ndikimit negativ në mjedis”.

“Pas shumë sqarimeve të bëra në mes të dy palëve, kryesuesi i bordit të KPMM-së, Musa Shabani, ka deklaruar se KPMM, tani e tutje nuk do të lëshon leje operimi pa pëlqimin e Kuvendit të Komunës, si dhe ka sqaruar se KPMM nuk mund të bëj tërheqje retroaktive të lejeve, si dhe paralajmëroi se komuna do ti bartë të gjitha pasojat e tërheqjes eventuale të pëlqimeve dhe lejeve”.

“Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar si takim të rëndësishëm dhe të mirëseardhur, si dhe ka deklaruar si kryetar i komunës, do të përpiqet për zbatim të ligjeve dhe vendimeve, si dhe do të angazhohet për zgjidhjen e  të gjitha çështjeve me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës”.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit