16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Malishevë: Padi për lopën

Mungesa e paditësit, Jeton Krasniqi, ka bërë që të dështojë seanca gjyqësore ku ai kërkon kompensim dëmi për lopën e ngordhur në kanalin e hapur nga kompania për mihje të dheut “Themeli”.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, mirëpo paditësi Krasniqi nuk ishte prezent dhe në fletëkthesë të Postës thuhet se ftesa i është lënë te dera e shtëpisë paditësit, dhe gjykata ftesën e tillë nuk e konsideron të rregullt.

Gjykatësi Haki Kryeziu, seancën e radhës e ka caktuar më 10 tetor 2018, në ora 09:30.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar me 24 gusht 2014, nga Jeton Krasniqi, e paditura kompania “Themeli”, ka hapur kanalin me qëllim të vendosjes së kanalizimit në fshatin Astrazub, dhe kanali i hapur është lënë pa përkujdesje dhe më 12 gusht 2012 lopa qumështore pronë e paditësit Krasniqi ka rënë në kanalin e hapur.

Sipas padisë, më pas lopa është nxjerrë me ekskavator në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është kontrolluar nga mjeku- veterinari Avni Robaj, i cili ka konstatuar se lopa është në gjendje të rëndë, këmbët e thyera dhe të shtypura.

Kurse, pas dy ditësh, siç thuhet në padi lopa ka ngordhur si shkak i rënies në kanalin e hapur nga pala e paditur.

Vlera e kompensimit të dëmit për lopën e ngordhur të cilën e kërkon Krasniqi nga kompania “Themeli” është 1.350 euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit