11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Malishevë / Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhjen e telefonit

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka dështuar seanca e së mërkurës ndaj të akuzuarit për vjedhje, Arjanit Lama, pasi kanë munguar dëshmitarët Valmir Hoti dhe Jetmir Ukëhaxhaj, që ishin paraparë të dëgjoheshin në këtë shqyrtim gjyqësor.

Gjykatësi Njazi Morina, ka deklaruar se dëshmitarët kanë qenë të ftuar me detyrim, dhe sipas raportit të policisë, dëshmitari Hoti gjendet në Zvicër, kurse dëshmitari Ukëhaxhaj gjendet në burgun e Dubravës.

Në mungesë të kushteve, gjykatësi Morina e ka shtyrë seancën më 31 maj 2019, në ora 10:00, dhe dëshmitari Jetmir Ukëhaxhaj do të ftohet përmes burgut të Dubravës.

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të së mërkurës, të pranishëm ishin i akuzuari Arjanit Lama, dhe prokurori Enis Gashi.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 25 shtator 2014, Arjanit Lama, po akuzohet se më 26 nëntor 2013, rreth orës 16:00, në fshatin Carallukë, Komuna e Malishevës, përkatësisht në dyqanin “Gryka Market”, në mënyrë të kundërligjshme i merr pasurinë të dëmtuarit Valmir Hoti, duke kryer veprën penale të vjedhjes nga neni 325, paragraf 1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Lama, duke shfrytëzuar mos prezencën e të dëmtuarit në dyqan, i merr telefonin e tipit “Samsung Galaxy S3”, i cili në atë moment ka qenë mbi arkë të dyqanit dhe më pas i akuzuari largohet në drejtim të pa njohur. Në aktakuzë thuhet se telefoni është sekuestruar dhe i është kthyer të dëmtuarit. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit