7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndihmojnë Kosovën në evitimin e krizës së ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka bërë të ditur se tashmë ka kanë arritur që të furnizohen me 100 ton sojë, nga Maqedonia e Veriut.

Mustafa këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe falënderoi homologët e tij nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ë kanë bashkëpunuar për të evituar krizën e ushqimit për shpeztarinë e blegtorinë kosovare.

“Pas shumë koordinimesh me institucionet në Maqedoninë e Veriut, sot në Kosovë ?? kanë hyrë mbi 100 ton sojë, ndër përbërësit kryesor të koncentratit ushqyes për shpezë. Së bashku me sasitë e mjaftueshme të misrit të siguruara nga Bullgaria, po ashtu në koordinim me institucionet atje, kemi evituar krizën e ushqimit për shpezëtarinë dhe blegtorinë kosovare”, shkruan Mustafa.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe shoqatat e blegtorëve e shpeztarëve në Kosovë, për bashkëpunimin e tyre.

“Falënderim i veçantë për homologët nga dy shtetet mike, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe për shoqatat e blegtorëve dhe shpezëtarëve në Kosovë”, shkruan Mustafa.

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit