25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Maria, vajza që ua besonte sekretet Zotit dhe letrave…

Maria-Gonxhe-Bojaxhi-2-150x150Teksa era e fortë ngrinte dallgët e detit, duke e bërë të vështirë rrugëtimin e anijes “Marcha” drejt Indisë, Gonxhe Bojaxhiu kishte gjetur cepin e saj ku i lutej Zotit. Mbrëmjeve, kur tre miket e saj, vajza sllovene Betina Kajnc dhe dy anglezet flinin, ajo nxirrte nga sendet e saj bllokun e shënimeve dhe shkruante. Orët e fundit në Shkup dhe ditët bashkë me motrën e mamanë në Zagreb nuk mund të iknin lehtë nga mendja e saj.

“Gonxhe e dashur, nëse bën diçka, ndonjë punë, ose bëje mirë dhe me dashuri ose mos e bëj fare.”

Mamaja e saj, Drania, ia tha këto fjalë duke e puthur lehtë në ballë vajzën që po nisej drejt një udhëtimi të gjatë dhe të rëndësishëm për të ardhmen e saj. Në atë bllok shënimesh ajo shkroi për të shkuarën dhe të ardhmen që i formëzohej e bukur ashtu si fryma e Zotit. Një nga poezitë që hodhi në letër e quajti “Lamtumirë”, ku përmes emocionesh të përshkruara me fjalë i jep lamtumirën jetës së saj të deriatëhershme.

Udhëtimi me anije do të ishte i gjatë dhe jo i lehtë për vajzën me trupin e imët. Gjatë gjithë kohës ajo do të ishte më shumë e sëmurë. Ishte dhjetori i vitit 1928 dhe udhëtarëve të kësaj anijeje iu desh të kalonin dhe Krishtlindjet në bord… Mbërritja në Indi do të ishte frymëzuese për vajzën me sytë e mëdhenj kafe, e cila e kishte ëndërruar gjithnjë këtë moment. Pas një periudhe që kaloi te “Motrat e Loretos”, atë tashmë e priste një udhëtim tjetër nga Kalkuta në Darjeeling, ku duhej të bëhej noviziati (përgatitja për jetë rregulltare). Ishte kjo një përpjekje e vajzës së re me një trup pothuajse të dobët, por me një vullnet të fortë dhe të vendosur për të ndjekur thirrjen e Zotit. Kishte pesëqind kilometra për të kaluar, rrëzë Himalajave, të cilat sikur me bukurinë e tyre donin ta bënin të harrojë përshtypjet e para të rënda dhe të mundimshme të Kalkutës, molisjen e udhëtimeve të mëparshme, lamtumirën në Shkup, në Zagreb…

Maria Tereza e re ishte ngatërruar nga aq shumë kujtime të njohurish, ndjenja që ziheshin në zemrën e saj të gjerë.

Në Darjeeling, Maria Tereza së bashku me miken e saj Maria Magdalena e të tjerë, qëndroi gjatë periudhës së sprovës dhe inicimit që zgjati për më shumë se dy vjet. Mësuesja e saj e inicimit ishte motra Baptista Marfi, një motër e përpiktë, që kishte dëshirë që vajzat e reja t’u nënshtroheshin rregullave të Kongregatës dhe Ungjillit. Maria Tereza, që tashmë ishte mësuar me rendin dëgjim, lutje nga shtëpia, përqafoi jetën e re me pasion dhe ngazëllim duke dëshiruar të bëhej motër e mirë dhe e shenjtë… Maria Tereza e re e Jezusit Fëmijë filloi noviciatin më 23 maj 1929, në muajin përkushtuar Zonjës Mari, të cilën ajo e donte aq shumë qysh fëmijë. Edhe vetë arkipeshkvi i Kalkutës, imzot Fernando Pierer, ishte i pranishëm në këtë rast kaq kremtor dhe me rëndësi. Ai kremtoi meshën e shenjtë dhe mbajti një pretk mbi kuptimin dhe domethënien e jetës rregulltare të kushtimit të plotë ndaj Zotit, përmes kishës për shpëtimin e njeriut… E lumtur Maria i shkruan familjes së saj. Ajo zgjedh një foto të bërë në atë periudhë dhe bashkë me një letër ia nis hallës së saj në Shkup. “Jam mirë me shëndet. Po ua çoj këtë fotografi nga dita ime më e bukur e jetës, kur ia përkushtova tërë jetën Krishtit. Lutuni për mua. Të fala Gonxhja juaj-Tereza e vogël e Jezusit Fëmijë” (Darjeeling, 23 maj 1929).

Dhe revista katolike e Shkupit kishte marrë një letër prej saj, dhe në një prej numrave të saj njoftonte lexuesin: “Vajza e njohur tetëmbëdhjetëvjeçare nga Shkupi, me emrin shqiptar, Gonxhe, është bërë murgeshë, duke marrë emrin e Terezës së Jezusit Fëmijë. Ajo ka ndihmuar në korin e kishës në Shkup deri në vjeshtën e kaluar, ka ndezur entuziazmin e shokëve të saj të Kongregatës së Marisë për të ndihmuar misionet, i ka mësuar vajzat më të reja dhe ka qenë po ashtu nxënëse shembullore në liceun e vajzave në Shkup. Ajo po ashtu u ka shkruar një letër lexuesve të ‘Blagovijest’-it më 9 dhjetor 1928, kur ishte duke lundruar në një anije drejt Indisë, duke shprehur ndjenjat e saj më të sinqerta të përshpirtësisë në një poezi të shkurtër dhe të thjeshtë”.

Periudha e noviciatit ka qenë një ndër periudhat më të bukura në jetën e Nënë Terezës. “Ato ishin ditët më të bukura të jetës sime, të rinisë sime shpirtërore, ishte koha për të njohur dhe për ta dashur Zotin tonë, thirrjen time. Isha plotësisht e lumtur me thirrjen time, me bashkësinë time të ‘Motrave të Loretos’ me jetën time të re”. Ja çfarë shkruan misionarja sllovene për motrën Maria Terezë dhe motrën Maria Magdalena. “Që të dyja janë të lumtura dhe të kënaqura. Unë sa s’u besoja syve nga pamja e tyre e kënaqur… Ato tashmë flasin anglisht dhe tani po mësojnë gjuhën bengale, sepse dhanë betimin se do të shkojnë në qendrat misionare”. Është kjo periudhë që shënjon dhe rrugëtimin e saj plot pasion në ndihmë të të varfërve dhe një jete kushtuar njerëzimit… Në 10-vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, dhe 700-vjetorit të Ediktit të Milanos, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë një sërë programesh që nisin më 3 shtator e përfundojnë më datën 5. Më poshtë po japim disa letra që tregojnë një anë tjetër tepër të ndjeshme të Nënë Terezës, pasionin për të shkruar dhe treguar momente të ndryshme qoftë edhe të zakonshme të jetës së saj.

 

 

Letër drejtuar lexuesve të gazetës “Blagovijest”-it Shkup

Lexues të mi të dashur, po u shkruaj me një hare aq të madhe që të mos kujtoni se u kam harruar në lumturinë time. Dy muaj kaluan tashmë që kur i thashë lamtumirë Shkupit tim të dashur dhe u nisa për të ndjekur zërin e Zotit, që më ka thirrur për një kohë aq të gjatë. Në Dublin, ku qëndrova për shtatë javë, u njoftova më për së afërmi me jetën rregulltare. Në të njëjtën kohë u përgatita për misione. Më në fund, dita e nisjes erdhi, një ditë për të cilën kisha pritur aq gjatë. Dhe unë u nisa drejt vendit tim të ri, drejt Indisë legjendare. Me mua udhëtonte një vajzë sllovene dhe tri angleze…

Letër e shkruar nga Gonxhe Bojaxhi, redaksisë së “Katolicke Misije” nga Kalkuta, më 6 janar 1929

“Mbërritëm në Kolombo më 27 dhjetor. Zotëri Skalon, vëllai i njërës prej motrave, po na priste. Shkuam drejt në Kolegjin e Misionarëve të Shën Jozefit, ku patëm mundësi t’i bënim adhurim Shpëtimtarit tonë në një kapelë fare të varfër. Vërejtëm jetën në rrugë me një habi të jashtëzakonshme. Në mesin e njerëzve lëkurëzinj me rrobat e tyre të larmishme, mund të dalloje lehtë europianët me rrobat e tyre elegante. Shumica e vendësve ecnin rrugëve gjysmëlakuriq. Flokët dhe lëkura e tyre shkëlqenin në diellin e nxehtë.

Mund të shihej fare qartë se, në mesin e këtyre njerëzve, mbretëronte varfëri e madhe. Ndiem keqardhje aq të madhe për ata që ecnin rrugëve, duke tërhequr karrocat e veta, sikur të ishin kuaj. Ne vendosëm aty për aty që kurrë të mos e shfrytëzojmë këtë mjet transporti. Zotëri Skalon, që ishte mësuar me këto zakone, vendosi të na çojë në shtëpi në po këto karroca. Ne nuk dinim ç’të bënim dhe motrat e tjera u befasuan shumë, por na u desh të pranonim. Nuk mund të bënim gjë tjetër, pos të luteshim që barra të mos ishte tepër e rëndë për ta. Kur mbërritëm tek shtëpia e zotëri Skalones, e ndiem veten të lehtësuar. Këtu natyra është e mrekullueshme.

I tërë qyteti i ngjan një kopshti të madh. Drunj palmash të gjatë, të mbushur me fruta, ngrihen drejt qiellit dhe pothuajse çdo shtëpi ka nga një kopsht të bukur. Kur i pamë të gjitha këto ne iu lutëm Zotit mëshirëmadh të bënte që edhe shpirtrat t’i kishin të bukur. Të nesërmen ne qëndruam me motrat e Bariut të Mirë, të cilat kanë një kishë shumë të bukur. Ndër të tjera, ato na thanë se në Kolombo ka disa katolikë shumë të mirë, ndonëse jetojnë në mesin e protestantëve dhe budistëve. Nga ora shtatë e gjysmë në mbrëmje, ne u kthyem në anijen tonë dhe u gëzuam shumë kur takuam një prift katolik jezuit, i cili do të na bashkohej në rrugën tonë drejt Darjeelingut. Kështu që tani kemi meshë ditore dhe jeta në anije duket pak më e shkretë. Kaluam natën e Vitit të Ri në mënyrë shumë solemne… Në sajë të Zotit bëmë një fillim të mirë të vitit të ri: kremtuam meshën e kënduar, që e bënte të dukej më madhështore. Po atë mbrëmje, para perëndimit, arritëm në Madras. Madje, edhe vetë bregu i detit na ofroi një pamje të pikëlluar të këtyre njerëzve të varfër. Kur vizituam qytetin ditën e nesërme, u tronditëm shumë nga varfëria e madhe, e papërshkrueshme e këtyre njerëzve. Shumë familje jetonin në rrugë, nën mure, në mesin e turmave. Ata jetojnë ditë e natë nën qiellin e hapët, në qilima që i bëjnë nga gjethe të mëdha palmash, apo në shumë raste edhe në tokë të zbrazët. Që të gjithë janë pothuajse lakuriq. Ata mbajnë byzylyk të hollë si në duar, ashtu edhe në këmbë… Duke ecur vërejtëm një familje që ishte mbledhur përreth një të afërmi të vdekur, i mbështjellë në ca lecka të kuqe me pak lule të verdha që ia kishin hedhur përmbi të dhe fytyrën e tij të ngjyrosur me lara. Ishte një pamje e tmerrshme. Sikur të mund ta shihnin njerëzit tanë këtë, me siguri që nuk do të ankoheshin për fatkeqësitë e tyre, më, por do t’i ishin mirënjohës Zotit për zemërgjerësinë e tij ndaj tyre. Në kuvend, ku ndenjëm ca kohë, na thanë se kishte shumë katolikë, por se që të gjithë ishin shumë të varfër… Qyteti është mjaft interesant, por nuk ka aq bukuri natyrore sa kishte Kolombi. Më 6 janar ne lamë detin dhe hymë në lumin Gang, i quajtur “lum i shenjtë”, kështu ne ishim në gjendje t’i hidhnim shikimin e parë për së afërmi vendit tonë të ri, Bengalit. Natyra ishte e mrekullueshme, kishte ca shtëpi të bukura dhe një numër i madh radhësh të tendave nën drunj. Duke parë gjithë këtë, ne mezi prisnim të zbrisnim atje. Kur ankoroi anija jonë ne kënduam vetë. Motrat tona hindase po na prisnin në mol dhe në praninë e tyre dhe për gëzimin tonë të papërshkruar ne shkelëm për herë të parë në tokën e Bengalit… Lutuni për ne që të bëhemi misionare të mira dhe të guximshme”.

Të dielat në Kalkuta….

“Për çdo të diel, unë vizitoj të varfrit e nëntokës së Kalkutës. Nuk mund t’u ndihmojë gjë, sepse nuk kam gjë prej gjeje, por shkoj për t’i bërë të lumtur. Herën e fundit, nja njëzet fëmijë po e prisnin “Ma”-në e tyre me padurim. Kur më panë brofën për të më takuar me ngazëllim, duke kërcyer me një këmbë. Në atë “pari” siç quhet një bllok ndërtesash, jetojnë dymbëdhjetë familje. Secila familje ka një dhomë të vetme, dy metra të gjatë dhe një metër e gjysmë të gjerë. Dyert janë aq të ngushta sa që mezi kaloja, kurse tavanet i kishin aq të ulët saqë nuk mund të qëndronin drejt në këmbë. Dhe, kur mendoja se këta njerëz paguanin nga katër rupi për këtë strehë! Dhe, po të mos paguanin me rregull, hidhen në rrugë. Tani më nuk befasohem pse nxënësit e mi e duan shkollën aq shumë dhe pse shumë prej tyre janë të sëmurë. Një grua e varfër nuk e çeli gojën as për një çast për t’u ankuar për mjerimin e saj. Isha shumë e pikëlluar, por edhe mjaft e kënaqur kur pashë se ata u gëzuan shumë me vizitën time. “Oh, Ma të lutemi eja prapë. Buzëqeshja jote ka sjellë dritën e diellit në shtëpinë time”. Duke u kthyer po mendoja: O Zoti im, sa lehtë është t’i bësh të lumtur. Më jep fuqinë të jem gjithmonë drita e jetës së tyre, derisa t’i udhëheq deri tek Ti”.

Letër dërguar të vëllait, Lazër
“Koha kur do të marr kushtet e përjetshme rregulltare po afrohet, kjo do të ndodhë në maj, vitin e ardhshëm, në dhashtë Zoti…Si fluturon koha këtu! Kur ndalem e mendoj për thirrjen time misionare, mund të them vetëm një Faleminderit të madh e të përzemërt, ty o Zot që më ke dashur aq shumë dhe më ke dhënë mundësinë e dashurisë së përkujdesjes ndaj të tjerëve. Lutu për mua dhe unë gjithmonë do të lutem për ty, për nënën Loke dhe për Agen. Të fala, jotja Gonxhja, motra Tereze e Jezusit Fëmijë.

Zagrebi në rrëfimin e Drane Bojaxhi (mamasë së Nënë Terezës)
Ditët në Zagreb kalonin me nxitim. Unë nuk ia shkoqja kurrë sytë, natë e ditë duke u përpjekur të vëreja çfarëdo ndryshimi në të. Gonxhja dukej mjaft e qetë, e lumtur, ndonëse nganjëherë paksa e ngarkuar, mbase për shkak se duhej të nisej në këtë udhëtim të gjatë. Herë-herë i jepja ndonjë këshillë, kurse ajo ma kthente me buzëqeshje, siç bënte gjithmonë: Të premtoj Nëna Loke se unë do të jap çdo gjë nga vetja. Do ta kujtoj gjithnjë këshillën tënde, por mbi të gjitha, mirësinë dhe dashurinë tënde…

- Advertisement -

Më Shumë

Shënohet 75-vjetori i sulmit të parë atomik në botë, Hiroshimë

Të mbijetuarit e bombës së parë atomike janë mbledhur sot për të përkujtuar 75-vjetorin e kësaj ngjarjeje, sulmin në Hiroshimë. Të mbijetuarit i kanë...

5 raste të reja me koronavirus në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej443mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i...

A flet Fishta ende?

Shoqëria jonë demokratike për dallim nga primitivja ka filluar të ngjasojë me turbullirë dhe mjegullnajë të paparë më parë. Është ky një fakt real...

Prizren, pesë persona arrestohen për drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të premten, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike, raporton PrizrenPress. Sipas policisë pesë...

Policia në Prizren inicion raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Policia e Kosovës ka iniciuar raste ndaj 10 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, raporton PrizrenPress. Rastet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës...

Gjendja me pandeminë në Suharekë është nën kontroll

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se gjendja me pandeminë në komunën që udhëheq ai është e qetë dhe stabile. “Kemi diku...

Prej shtëpisë sime s’kam ku shkoj!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Para shumë vitesh në ditën e Shën Gjergjit, herët në mëngjesë Gala mori shtambat e doli të kroi i lagjës për të...

Moti ua prish planet kosovarëve, këtë fundjavë më pak vetura e kaluan kufirin me Shqipërinë

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë...

Prezantohen anëtarët e jurisë në DokuFest 2020

DokuFest ka prezantuar sot anëtarët e jurisë për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga...

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës. Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës,...

Plaçkitin një banesë në Prizren – vjedhin para, stoli dhe orë dore

Një burrë ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në banesën e tij, në të cilën kishin vjedhur para të...

Policia ndërpret një dasmë në Atmaxhë të Prizrenit, iniciohet rast ndaj organizatorit

Një personi i cili dyshohet se ka organizuar aheng familjar në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, i është inicuar rasti në Polici, raporton PrizrenPress. Sipas raportit...

Cilësohet si ‘Henry i ri’, Milan arrin marrëveshjen për transferimin e talentit suedez

Sulmuesi suedez, Emil Roback konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në Europë. Për 17 vjeçarin, i cili është në pronësi të klubit...

16 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në gjithsejtë 300. Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona. “Numri total i...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë. “Si...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...