16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen

AndreasFerrarese-ambasadori italianAmbasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, ka thënë se Italia mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe ka bërë thirrje që marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

Gjatë një takimi me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, ai ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe në veçanti në atë ekonomike.

Ambasadori Italian, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë italiane është se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë kontribut për paqen dhe integrimet evropiane për të dyja shtetet. Ai, ka theksuar se marrëveshjet e arritura në Bruksel, duhet zbatuar në tërësi, në mënyrë që ky të jetë kontribut i fuqishëm për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Tahiri, duke folur për politikat e fqinjësisë së mirë të Kosovës dhe përparimet dhe sfidat në dialogun e Brukselit, ka thënë se Kosova po dëshmohet konkretisht si partnere serioze ndërkombëtare në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon.

Tahiri, ka thënë se Kosova meriton më shumë mbështetje në integrimet evropiane, si një shtet me vizion të qartë euroatlantik. Ajo, ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave do të jenë tregues të konkretizimit të mbështetjes për Kosovën.

Më Shumë

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Lajmet e Fundit