16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

“Martirët”, hapin festivalin “Një botë”

Martiret-filmÇështja e të drejtave dhe lirive të njeriut mbetet njëra nga çështjet më shqetësuese gjithandej botës, kurse në Kosovë për ta sensibilizuar opinionin në respektimin e të drejtave universale të individëve ka kohë që organizohet festivali “Një botë”, kushtuar filmave dokumentarë për të drejtat e njeriut. Sipas organizatorëve është thënë se në të ardhmen ky festival do të ketë emrin “Një botë Kosova”.

Filmi dokumentar “Martirët”, i realizuar nga regjisori shqiptar Samir Kumbaro dhe me skenar të historianit Uran Butka, ka hapur edicionin e dymbëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të filmit dokumentar për të drejta e njeriut, “Një botë”, që do të mbahet nga data 23 deri më 28 dhjetor të këtij viti, në Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Ky festival synon t’i promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe demokracinë në vend, por edhe të nxisë debate kuptimplote për çështje si të shoqërisë civile, politikave të jashtme, politikave ambientale e kështu me radhë, është thënë nga organizatorët e këtij festivali.

Do të jenë gjithsejtë 34 filma dokumentarë të cilët do të shfaqen në kuadër të programit të këtij festivalit, tashmë tradicional. Dokumentari “Martirët”, që ka zgjatur 46 minuta, ka shtjelluar një temë për një gjyq special në Shqipëri, ku në të janë dënuar një grup intelektualësh që kishin kryer studimet universitare në vende të huaja por që nuk pajtoheshin asesi me idenë e ideologjisë komuniste. Kryetari i trupit gjykues, gjenerali Koçi Xoxe dënoi me vdekje edhe kunatin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës, ministrin e jashtëm të vitit 1944, Bahri Omani, me akuzën si “kolaboracionist”.

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit