7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mbahet dëgjimi publik për çështjen e banimit social në Suharekë

Në sallën e Asamblesë Komunale të Suharekës është mbajtur debati publik me qytetarë për banimin social, në kuadër të programit trevjeçar të banimit.

Qëllimi i hartimit të këtij programi për banim është adresimi i çështjeve të banimit social në territorin e Komunës së Suharekës. “Duke krijuar kushte për banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me standardet dhe normat evropiane të banimit. Organizata ‘Developing Together’ ka prezantuar planin e projektit për banim social, para të pranishmëve”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Suharekës, Sale Bytyqi, ka folur për rëndësinë e këtij projekti.

“Ne si komunë dhe si Drejtori e Shëndetësisë e kemi obligim ligjor t’i dalim në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për banim social dhe të gjithë ata që përballen me këto sfida, luten të drejtohen tek institucionet përkatëse”, ka thënë Bytyqi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit