19.7 C
Prizren
E diel, 27 Shtator, 2020

Mbi 200 persona mbesin pa pensione

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka mbetur e mbyllur që nga dita kur në krye të Qeverisë ka ardhur Avdullah Hoti. E mbyllja e kësaj zyre, ka bërë që familjarë të Dëshmorëve, invalidë e veteranë të Luftës nuk po kanë mundësi që të pajisen me dokumentacionet që i lëshon kjo zyre, duke e pamundësuar familjarëve të tyre që ta marrin pensionin që e gëzojnë nga shteti.

Kërkesën për hapjen e saj, e ka bërë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili në kohën kur me vendin qeveriste Ramush Haradinaj, ka qenë drejtor i kësaj zyre.

Syla ka thënë se më shumë se 200 persona po kërkojnë që të pajisen me dokumentacionin që i lëshon kjo zyre, për të cilët thotë se kanë mbetur pa pensione.

“Unë sot kam ardhë këtu pranë kësaj zyre me shpreh një shqetësim përshkak se kjo zyre është jofunksionale dhe po iu mohon të drejtën e mbi 200 pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta që të pajisen me dokumentacion që ju takon siç e parasheh ligji që të gëzojnë benificionet. Kjo zyre është mbyllur që nga koha me vendin qeverisë Avdullah Hoti”, tha ai, teksa tha se ka marrë iniciativa edhe më herët që të hapet kjo zyre.

Syla ka thënë se ka dërguar disa herë shkresa që të hapet kjo zyre, por që thotë se porosia e tij ka shkuar në vesh të shurdhër.

“Unë iu kam thënë që ta hapin këtë zyre sepse nevojat janë emergjente, njerëzit kanë nevojë që të pajisen me dokumentacion, megjithatë porosia ime ka shkuar në vesh të shurdhër, nuk kam marrë ndonjë përgjigje”, u shpreh ai.

Moshapjen e kësaj zyre, deputeti i AAK-së, e quan neglizhencë të vet kryeministrit Avdullah Hoti.

“Kjo është neglizhencë e kryeministrit Hoti, përshkak se posti që e drejton këtë zyre është këshilltar politik dhe quhet drejtor i Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, andaj kjo është vetëm në dorën e kryeministrit, nuk është problem qeveritar por është problem që me gjasë kryeministri e ka neglizhuar këtë çështje, e që nuk duhet të neglizhohet sepse numri i atyre që kërkojnë dokumentacion vetëm sa po rritet. Kemi të bëjmë me një kategori të njerëzve që veterani ka vdekur dhe familja obligohet që të vijë dhe ta nxjerrë një vërtetim trashëgimtari që ta gëzojë pensionin e prindit që i ka vdek”, tha ai.

Ndonëse për tri vite e gjysmë ka qenë drejtor në këtë zyre, Syla thotë se shumë qytetarë po e thërrasin pikërisht atë, për të pyetur përse është e mbyllur kjo zyre. Thotë se do të tentojë edhe të dal në rrugë për të protestuar në mënyrë që këta njerëz të pajisen me dokumentacionin e kërkuar.

“Ata po më shkruajnë mua sepse kam qenë vet drejtor në këtë zyre në kohën e qeverisë Haradinaj, unë po provoj me komuniku me zyrën e kryeministrit por me gjasë nuk ka vullnet nga zyra e kryeministrit me ndodh një gjë e tillë. Nëse kryeministri Hoti nuk gjen kohë që të merret me këtë çështje, unë do të provoj edhe në forma tjera, nëse është nevoja edhe me protestua para kësaj zyre”, tha ai./eo

- Advertisement -

Më Shumë

63 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë, 4 në Prizren

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Numri total...

Kim Kardashian vjen si një ‘Rapunzel’ e kohëve moderne

Flokët e gjatë duket se do të jenë në modë për aq kohë sa do të egzistojë njerëzimi. Kim Kardashian, e konsideruar si një nga...

Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga COVID-19. Rastet e vdekjeve janë nga Klinika...

Prizren, 3 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të...

Prizren: “I pasigurt në shtëpi”

Janë bërë më shumë se një vit nga vdekja e nënës së A. H.  Hatije Dina vdiq në moshën 54-vjeçare në rrethana të dyshimta, të...

Një rrëfim i veçantë për jetën dhe veprimtarinë e kolosit Jusuf Gërvalla

“Një ditë kemi me u dhanë fund të gjitha këtyre”, kështu përfundon poezia “Jeta” e poetit Jusuf Gërvalla, e njëmend jetës së tij i...

Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion ish-kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin për korrupsion, ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Muja bashkë me tre zyrtarë tjerë të Komunës së...

Thaçi dekoroi ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Thaçi...

Historia e veturës së Bekim Fehmiut që po pret shpëtimin

Në vitin 1967, me honorarin e serialit “Odisea”, ku portrizonte heroin homerik, Bekim Fehmiu do ta blente një veturë. Veturën “Pezho 404” aktori ia bëri...

Pak orë pasi mori postin e koordinatorit për siguri kibernetike, i thyhet Facebook-u Zafir Berishës

Vetëm pak orë pasi Agim Veliu e emëroi si koordinator nacional për siguri kibernetike, Zafir Berishës i është thyer profili i tij në rrjetin...

Zafir Berisha tregon cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të ti

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka treguar se cila shaka i ka pëlqyer më së shumti pas emërimit të tij. Ai në emisionin...

Dafina Zeqiri shkëlqen edhe pa grim, ja si duket

Dafina Zeqiri, një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët anë e mbanë botës , kësaj here ka vendosur të tregojë bukurinë pa grim. Gjithmonë...

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Mbi shqiptarin e vrarë në Cyrih ka shtënë e bija e tij 18 vjeçe

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar...

Arrestohet një person në Prizren pasi kërcënoi Policinë e Kosovës

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi ka kërcënuar Policinë e Kosovës, përmes rrjetit social Facebook. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00,...

Nesër “Dita pa makina” në Prizren, ja ku nuk mund të kaloni

Të martën, më 22 shtator në Prizren do të organizohet aktiviteti "Dita pa makina”, që është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet...

Lajmet e Fundit

Largimi nga Real Madrid, Casillas rikthehet pas në kohë dhe tregon arsyet

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për largimin e tij nga Real Madrid, të cilin e cilësoi...

Haskuka, Osmani, ministra e deputetë marrin pjesë në ecjen ‘Garë për shërim’

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ministra e deputetë, drejtorë e zyrtarë komunalë,...

Boza e Prizrenit që ruan recetën, namin e traditën

Sheshi kah “Shatërvani” është pothuajse i zbrazët. Jo fort e zakontë për një ditë vikendi, në shtatorin që vera lëshon “yndyrën” e vapës. Është...

Një rrëfim i veçantë për jetën dhe veprimtarinë e kolosit Jusuf Gërvalla

“Një ditë kemi me u dhanë fund të gjitha këtyre”, kështu përfundon poezia “Jeta” e poetit Jusuf Gërvalla, e njëmend jetës së tij i...

Malishevë, këmbësori goditet nga vetura, pëson lëndime të rënda

Një burrë teksa po voziste nga pakujdesia ka goditur një këmbësor. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës dje rreth orës 13:00. Në raportin 24-orësh...