7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Më 24 nëntor në Gjonaj të Hasit zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

Në kuadër të festave të Nëntorit, do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit Reshat Çoçaj .

Zbulimi i bustit do të bëhet më 24 nëntor në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në Gjonaj

“ Busti i përmasave 1 metër e 80 cm është  financuar nga familjarët, ndërsa të pranishëm do të jenë në zbulimin e tij përfaqësuesit e institucioneve qindore dhe lokale”, njofton OVL në Has, shkruan “PrizrenPress”.

“Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit”.

Anëtarët e SHKA “Malësori” nga Gjonaj do ta japin me këtë rast një program artistik.

Ky manifestim mbahet në organizim të përbashkët të Qendrës Kulturore në Gjonaj, që mban emrin e dëshmorit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në HAS./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit