16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Meçi mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury mund të bëhet më i shtrenjti në botë

Gradualisht po dalin më shumë detaje se si do të duket marrëveshja e meçit të madh midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury që sipas shumë njohësve të boksit do të jetë lufta më e shquar e peshave të rënda të mijëvjeçarit, ku do të jenë përballë dy atletët më të paguar.

Që nga viti 1999 nuk ka pasur një meç ku janë në luftë të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda, kur ishte ndeshur Lennox Lewis me Evander Holyfield.

Joshua dhe Fury aktualisht mbajnë të gjitha rripat pas triumfit heroik të Fury ndaj Deontay Wilder, ku ai siguroi një fitore ndaj amerikanit të pamposhtur më parë.

Sugjerimet fillestare janë për një marrëveshje me dy lufta midis të dy boksierëve, megjithëse ajo që tashmë duket e qartë është se meçi do të mbahet në Arabinë Saudite, i njëjti vend ku Joshua fitoi ndaj Andy Ruiz Jr.

Por shuma që do të fitojnë dyshja është shumë e madhe, e pa arritur ndonjëherë, pasi pretendohet të fitohen nga 100 milionë dollar.

“Nuk do të jetë në Shtetet e Bashkuara sepse, pa dashur të ofendoj askënd, Anthony Joshua nuk ka shumë rëndësi në këtë vend”.

“Ne tashmë kemi vendndodhjen dhe data duhet të konfirmohet, mund të jetë në qershor sepse kjo do të na lejojë të zgjidhim shumë probleme me coronavirusin, pasi njerëzit do të vaksinohen deri atëherë”.

“Secili do të fitojë rreth 100 milionë dollarë nga ky meç”, ka thënë promovuesi i Fury, Bob Arum. /Telegrafi/

Më Shumë

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Lajmet e Fundit