16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mehmeti: LDK-ja do të rimarrë pushtetin në Dragash

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së në Dragash, Fatmir Mehemeti është i bindur se në nëntor do t’i fitojë zgjedhjet në këtë qytet. Ai tha se LDK-ja do të garojë me një program konkret që është harmonizuar në bazë të kërkesave të qytetarëve. “Besoj se do t’i fitoj zgjedhjet, sepse do të konkurroj me një program praktik, të harmonizuar me kërkesat dhe nevojat e lokaliteteve dhe të studiuar thellësisht nga ekspertët”, tha Mehmeti.

Ai premtoi se LDK-ja është e interesuar që t’ia përmisojë jetën qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga keqqeverisja e PDK-së.

“Pushteti aktual ka keqpërdorë skajshmërish kompetencat e veta dhe ka varfëruar popullatën, dhe sigurisht për të siguruar një mundësi për lojalitet kundrejt saj, por besoj dhe shpresoj se njerëzit e kanë të qartë se kjo garniturë nuk ka kapacitete veprimi dhe sa më parë duhet të shkojë në shtëpi”, tha Mehmeti.

Sipas tij, qeveria lokale në Dragash ka bërë kalkulime politike vetëm për të ndëshkuar njerëzit e partive tjera, duke i varfëruar ata dhe degraduar të arriturat paraprake. “Kjo qeveri veç di të harxhojë pa kritere paranë publike dhe di të pasurojë nomenklaturën partiake të veten e asgjë tjetër”, tha Mehmeti për “PrizrenPress”.

Ai tha se nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet e nëntorit të këtij viti, qytetarëve të Dragashit do t’i garanton se nuk do t’ia humbë asnjë cent të taksave. “Nëse do të fitojmë, së pari i sigurojmë qytetarët se nuk do të vidhet paraja publike, dhe nuk do të keqpërdoren fondet investuese. Do të krijojmë kushte për investitorët e jashtëm dhe do t`i sjellim ata këtu, pasi që ata veç janë të interesuar për investime“.

Mehmeti premtoi se pas ardhjes në pushtet, LDK-ja do të reformojë edhe sistemin në arsim dhe shëndetësi. ”Do të reformojmë sistemin arsimor dhe shëndetësor, do të shtojmë efektivitetin e Administratës komunale, e cila tashmë është në ethet e ndëshkimeve që po ia bën pushteti”, premton ai.

Mehmeti tha se pas fitores LDK-ja do t’i shpërblejë me investime qytetarët. “Ne do të shpërblejmë qytetarët me investime vetëm duke qenë të tillë e jo sipas gjeografisë politike. Pra ne do të jemi në shërbim të qytetarëve duke e respektuar kontributin taksapagues të tyre”, tha Mehmeti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Lajmet e Fundit