10.7 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

Menaxhmenti i Telekomit pritet t’i shkarkojë edhe 10 menaxherë

Edhe gjatë ditës së sotme menaxhmeti i Telekomit të Kosovës pritet të vazhdojë me shkarkime të reja. Ky menaxhment ka vendosur që për shkak të përformancës së dobët të shkarkojë edhe dhjetë menaxherë regjional që kryesisht vijnë nga departamenti i shitjes.

Këtë e ka bërë të ditur për KP, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, i cili gjatë një intervistë ka paralajmëruar shkarkime të reja.

Si shkaktar të këtyre shkarkimeve, Istrefi po e konsideron përformancën e dobët të këtyre menaxherëve.

“Duke e parë përformancën e tyre kam qenë jashtëzakonisht i detyrueshëm që të marrë vendime të marrë vendime të nivelit të lartë të menaxhimit që të bëjë ndryshe, rifreskime dhe ne të fillojmë me njerëz të ri të japin kontributin e tyre që të mund sado pak të krijojmë një qëndrueshmëri financiare. Ka pasur diku 6 shkarkime dje të nivelit të lartë, sot pritet të ketë edhe shkarkime të tjera të nivelit të menaxherëve regjional, të disa menaxherëve të tjerë në disa drejtori tjera, kështu që do të vazhdohet çdo ditë të identifikohet përformanca e secilit që kanë pozita që të shikohet përformanca e tyre dhe të bazë të përformancës të jepet edhe vlerësimi edhe gradimi, edhe stimulimi por edhe të ndëshkohen ata të cilët nuk e kryejnë punën si duhet…Sot priten shkarkime tjera do jenë diku nja 10”, tha ai.

Derisa thotë se do të jetë i pakompromisë ndaj atyre që tregojnë përformancë të dobët, i pari i Telekomit paralajmëroi çdo ditë shkarkime të tjera.

“Çdo ditë do priten shkarkime të reja, çdo ditë nuk do kem kompromisë ndaj asnjërit brenda Telekomit të Kosovës, i cili ka përformancë të dobët, përformnca e tyre e punës ndikon direkt në zhvillimin dhe avancimin e Telekomit të Kosovës” , u shpreh kreu i Telekomit.

Sipas tij, ata që do të shkarkohen, do t’i takojnë kryesisht departamentit të shitjes, pasi është vërejtur një papërgjegjësi ndaj kërkesave të konsumatorëve.

“Kryesisht departamenti i shitjes e ka thuajse rolin kyç pasi ne lidhim kontrata me biznese, me institucione, me konsumatorë dhe secili prej tyre kategori nga një menaxher kontrate dhe e shohim një moskomunikim në mes të sekretariatit me krijimin e këtyre kontratave. Dhe ka qenë një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe ndaj stafit të brendshëm dhe nuk do kem kompromisë ndaj këtyre personave që janë të papërgjegjshëm në raport me trajtimin e kërkesave të konsumatorëve”, tha ai.

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi teksa ka folur për shkarkimet e djeshme brenda kësaj korporate publike, tha se janë bërë 6 shkarkime.

Istrefi ka dhënë sqarime lidhur me shkarkimin e Demir Limaj, drejtor i shitjes në Telekomin e Kosovë.

“Para 3 muajve që kemi biseduar bashkarisht që ta gjejmë një zëvendësues, një person adekuat që ka mundësi me pas nën kontroll stafin e brendshëm të krijohet llogaridhënie brenda institucionit…Nuk e kam shkarkuar atë ne në mirëkuptim bashkarisht do ta edhe vendimin që i kam marrë në drejtorinë e shitjes i kam marrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me zotëri Limaj, ai është ende drejtor i shitjes dhe shpresojmë që ditëve në vazhdim do e bëjmë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë edhe me zotërinë Limaj që do zgjedhim një kandidat të brendshëm që do e bënë punën e zotëri Limajt….Kisha takim edhe në mëngjes sot me të, edhe me disa pjesë të nivelit të lartë të drejtorëve të menaxhmentit të Telekomit dhe në biseda me të shihet se ambicien më të madhe e ka kah pjesa akademike, por besoj se deri në fund të këtij muaji do definohet qartë ”, theksoi kryeshefi i Telekomit të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shaban.

- Advertisement -

Më Shumë

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

E mbuluar vetëm me peshqir Hygerta Sako ndez imagjinatën

Gazetarja e sportit Hygerta Sako ka publikuar një foto që ka ndezur imagjinatën e të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. E mbuluar vetëm...

Mbyllet përkohësisht kufiri në Vërmicë (VIDEO)

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës. Klan Kosova...

Prizren: Aktakuzë kundër tetë personave për falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., E.Xh., F.Xh., dhe B.A., për shkak...

Raportohet për dëmtim të pronës private në fshatin Sopijë të Suharekës

Pasditen e së mërkurës, në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, është raportuar për dëmtim të një prone private. Kjo është bërë e ditur nga...

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet...

Perez nuk i plotëson dëshirën, refuzon propozimin e Zidane për të sjellë në ‘Bernabeu’…

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba. Francezi e preferonte shumë...

A po hapen shkollat, ekspertët përmendin si mundësi shtatorin

Që nga 11 Marsi, për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për mbylljen e institucioneve shkollore. Kanë kaluar...

Rasti i parë në Shqipëri/ Si u riinfektua mjeku me COVID-19 pas 3 muajsh

Në 24 orët e fundit u shënuan 20 raste të reja me koronavirus, mes tyre edhe një personel mjekësor. Mjeku është riinfektuar për herë të...

Arsenal konsideron shitjen e Tierney-t

Arsenali mund ta shesë Kieran Tierney-n në mënyrë që të mbledhë para për transferimet verore, sipas raportimeve nga The Express. Trajneri i Leicester City-t, Brendan Rogers,...

Fillon një shërbim i ri në kujdesin parësor shëndetësor në Prizren

Komuna e Prizrenit nga sot ka filluar të ofrojë edhe një shërbim të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Analizat e vitaminës D, B dhe B12,...

Hapet zyrtarisht pika kufitare në Vërmicë

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...

Në Prizren vijnë në jetë 20 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

LDK-ja e konsideron “vendim primitiv” prishjen e koalicionit nga Haskuka në Prizren

Dje në orët e vona, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka prishur koalicionin që e ka pasur me LDK-në. Ndarjen...

Lajmet e Fundit

Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në...

Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...

36 raste me COVID-19, asnjë nga Prizreni

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR! Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive. Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç...