11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Merkel: Masat kufizuese në Gjermani mund të vazhdojnë deri vitin tjetër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se masat kufizuese ndaj COVID-19 do të vazhdojnë edhe gjatë festave të fundvitit.

Masat kufizuese të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Gjermani do të jenë në fuqi të paktën në fund të dhjetorit dhe ndoshta më gjatë, ka thënë kancelarja Angela Merkel.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të Janarit, sigurisht për shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, deklaroi ajo, raporton The Guardian.

“Për fat të keq, duhet të themi se nuk mund të premtojmë një lehtësim për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, shtoi ajo.

Merkel konfirmoi se gjermanët do të lejohen të mblidhen në grupe me 10 vetë gjatë Krishtlindjeve. Por ajo e nxiti publikun të kujtojë se atje rreth 27 milionë gjermanë të pambrojtur që nuk mund të mbrohen.

Ajo gjithashtu tha se numri i rasteve të COVID-19 në Gjermani ishte “duke ngecur në një nivel të lartë – shumë të lartë”.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit