21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mësimdhënësit dikur dhe sot

Dr.sc. Naser Bresa 

“Gjendje të jashtëzakonshme në kohëra të ndryshme”

Gjendje aktuale në arsim, më konkretisht në disa shkolla të Republikës së Kosovës, mësimdhënës të atakuar nga Covid 19, jeta e tyre po sfidohet ashtu si edhe shumë punëtorëve tjerë në institucione relevante. Pyetje për institucione përkatëse, a është virusi Covid 19 i rrezikshëm edhe për mësimdhënësit, si disa të predispozuar?

Nëse po, a do fillohet trajtim imediat i tyre sipas shkalles së rrezikshmërisë(duke mos prejudikuar trajtimin shëndetësor), por njohje të rrezikshmërisë në punë…!
Në plan perspektivë kësaj kategorie nuk po i jepet pesha e njëjtë me grupe tjera punëtoresh, institucionesh shtetërore tjera, përkundër probabilitetit infektimit që mund të jetë goxha i madh. Mjerisht, “përplasen” përshtypjet sikur këta të jenë infektuar nga gripi i zakonshëm-sezonal.

Nëse kthehemi në retrospektivë, po të infektohej një punëtor shëndetësor, për të mos thënë ndonjë zyrtar qeveritar, deputet, do të ishte lajm apo përgjegjësi e shtuar-mobilizim për trajtim, rrezik permanent, në rastin konkret-zëvendësim.

Mësimdhënësit e prekur, duket sikur janë “material hargjues”, referuar refrenit bajat, të zëvendësohen me të tjerë sepse procesi nuk duhet të ndalet. Dakord se nuk duhet ndalur, por pa verifikuar gjendjen e nxënësve nuk duhet bërë zëvendësimi, sepse burim infeksioni është i mistershëm, pra grupet e fokusuara siç janë kolegët e punës janë në ethe, kush kënd mund të ketë infektuar, shumë hipoteza hipotetikisht ndërtuar.

A po shndërrohen në perde çeliku mësimdhënësit në mes të nxënësit dhe virusit, Covid 19 (përkushtim i shtuar për shëndetin e tyre), si dikur në vite ’90, kur mësimdhënësit ishin në mes të nxënësit dhe agresorit, histori nuk përsëritet, por kthehet aty ku ka vendin, për të dëshmuar vendosshmërinë dhe palëkundshmërinë për profesion dhe misionin.
Të gjithë jemi për hapjen e shkollave, duke përllogaritur shkallën e rrezikshmërisë, në kontekst, azhuriteti i institucioneve përgjegjëse është në nivel detyrë, pas shumë analizash është vendosur për variantin 2, pra e mesmja e “artë” tani për tani e suksesshme.
Nëse analizojmë variantet si dhe sugjerimet e institucioneve relevante mund të apostrofojmë edhe shkallën e rrezikshmërisë, vërtet jo e ulët, nxënës apo mësimdhënës mund të rezultojnë të infektuar nga virus vdekjeprurës. Element tjetër, shumë mësimdhënës janë afër pensionimit, të cilët jo pak vuajnë nga sëmundje kronike, ata mund të jenë potencialisht më të rrezikuar, dhashë Zoti kur mos të ndodh, por edhe mund të ndodhë. Pyetje për institucione që përcaktojnë rrezikshmëri në punë, ku do e vendosin pozitën e mësimdhënësit:

a/.Shumë të rrezikshme, b/. Mesatarisht e rrezikshme apo c/. E pa rrezikshme
Institucioni Shëndetit Publik i R. Kosovës, duhesh renditutur përgjegjësit sekondare institucionale për variantin relevant, si dhe rrezikshmërinë duke kërkuar-mbështetur stafin profesional. Në këtë stad, çfarë do i mbetesh Institucioneve vendim marrëse, të fillojnë të punojnë për standardizimin për kategoritë e lartcekura të rrezikuara apo mesatarisht të rrezikuara, kështu që duhet punuar në rimbursim apo pagesë shtesë edhe për këtë kategori ndërtuese në histori.

Kështu që mësimdhënësit duhet përllogaritur kategori në rrezik apo mesatarisht të rrezikuar në punë, tani, në perspektivë, ata duhet trajtuar me prioritet sepse nuk bishtnuan asnjëherë, ata respektuan vendimet shtet ndërtuese, ata ishin të gatshëm të punojnë në çdo rrethanë, ata sfiduan rreziqe që mund të ishin dhe jenë të pa parashikuara, dikur dhe tani kundrejt Covid 19.

Akrepat e orës simbolizojnë kohen, ora mësimore simbolizon dijen, diskrepancë ndodhë nëse çakordohet sinkronizim me bazë jetike.
p.s.

Befasues heshtja e sindikatës arsimit, vetëkënaqësi apo shtjerrim guximi për të lobuar për misionin e fituar…!

Më Shumë

Detyruan të miturën në shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj M.P. dhe L.H. për veprat penale “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”,...

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Muzeu përmban...

Lajmet e Fundit