10.8 C
Prizren
E martë, 14 Korrik, 2020

Milionat e humbur nga veturat e paregjistruara

Me ndryshimin e Ligjit për automjete nga muaji janar i vitit 2018 është kufizuar edhe regjistrimi i tyre sipas vjetërsisë. Por, në rrugët e Kosovës qarkullojnë një numër i madh i veturave. Të dhënat e institucioneve tregojnë se janë mbi 500 mijë vetura në Kosovë, e nga ky numër janë mijëra sosh, të cilat as nuk janë të regjistruara.

Qytetarët e Kosovës kanë në pronësi mbi 47 mijë vetura që nuk janë të regjistruara apo të siguruara dhe ato qarkullojnë nëpër rrugët e vendit dhe shpeshherë edhe shkaktojnë aksidente.

Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, shihet se janë saktësisht 47 mijë 48 vetura të paregjistruara, të cilat janë identifikuar nga viti 2010.

Mirëpo ky numër nuk po shihet real nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, e cila konsideron se numri i veturave të paregjistruara është shumë më i madh.

Drejtori i kësaj shoqate, Sami Mazreku i ka thënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus se janë së paku 110 mijë vetura të pa regjistruara, dëmet e të cilave janë prej miliona euro si për kompanitë e sigurimeve, ashtu edhe për buxhetin e shtetit.

“Vetura të paregjistruara janë rreth 110 mijë. Këto dëme për industrinë janë sikurse vende të minuara me bomba. Dëmet që i shkaktojnë këto vetura nëpër aksidente i paguajnë të gjitha kompanitë e sigurimeve përmes fondit të kompensimit që është në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Janë 2.5 deri në 3.7 milionë euro çdo vit që Byroja paguan dëme për këto automjete të paregjistruara dhe të pasiguruara e që janë barrë shtesë për kompanitë e sigurimeve”, ka thënë Mazreku.

Për drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ky numër i veturave të paregjistruara është shqetësues, sepse humbjet për shtetin sillen deri në 5 milionë euro në vit, kurse 44 milionë euro paguhet dëme nga kompanitë.

“Ky numër sigurisht që është shqetësues sepse nga viti 2001 e deri 2018 diku rreth 44 milionë euro janë paguar dëme për këto automjete ndërsa humbja për shtetin është mbi 5 milionë euro”, tha Mazreku.

Ai tutje kë bërë me dije se Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të bëhet pastrimi i data bazës, kështu duke u bërë e fshirja e veturave të paregjistruara më shumë se dy vite.

“Ne si shoqatë që nga viti i kaluar kemi kërkuar nga MPB-ja që të nxirret një udhëzim që të pastrohet databaza. Kjo nënkupton që automjetet që janë më shumë se dy vite të paregjistruara, të shihet mundësia që të fshihen nga sistemi në forma ligjore ose të njoftohen qytetarët që ata t’i ç’lajmërojnë ato vetura dhe pastaj ne si shoqatë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës t’i fokusojmë kampanjat tona në ato qytete ku është numri më i madh i vetura të paregjistruara”, tha ai.

Mbi 300 mijë dënime në trafik

Ndërkaq nga Policia e Kosovës tregojnë se shifrat e aksidenteve për vitin 2019 janë mjaft të larta.

Për këtë vit kanë ndodhur 66 aksidente të rënda, ku kanë humbur jetën 76 persona dhe janë lënduar 4 mijë e 443 persona.

Për periudhën janar- shtator janë shqiptuar 321 mijë e 690 tiketa trafiku.

Në shumicën e rasteve, sipas Policisë, fajtor është faktori njeri dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar për ngasje.

Kujtojmë se sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dhënë kohë më parë për FaktePlus, në Kosovë janë rreth 1120 lloje të veturave të regjistruara, prej të cilave 10 markat më të preferuara të kosovarëve janë: VW, Opel, Mercedes-Benz, Audi, Ford, Renault, Peugeot, Fiat, BMË dhe Daimler Benz.

Kufizimi i importit të veturave të vjetra deri në dhjetë vjet hyri në fuqi më 1 janar 2018, me arsyetimin se në Kosovë po importohet një numër i madh i veturave të vjetra, e të cilat po shkaktojnë probleme si në komunikacion, por edhe në ndotje të mjedisit.

- Advertisement -

Më Shumë

U shpall i vdekur, çfarë ndodhi pas dy muajsh i habiti të gjithë

Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur, u kthyen në shtëpi i gjallë, gjë që tronditi familjarët e tij. I ndjeri u...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...

Liverpool dhe Thiago arrijnë marrëveshje

Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munich-it, Thiago Alcantara, kurse gjiganti gjerman nuk do e ndalojë këtë lëvizje. Spanjollit i skadon kontrata në...

Mbi 300 mjekë të papunë, 9% e personelit mjekësor me Coronavirus

Më shumë se 300 mjekë në Kosovë llogariten të jenë papunë, prej të cilëve sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 për...

Ky është orari i lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që personat mbi 65 vjeç mund të mund të dalin në ambiente publike...

Gjendet një person i vdekur në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec. “Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, njofton Policia...

Situata me COVID-19 në Prizren, 397 raste pozitive, 17 të vdekur

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 4 mijë e 931 numrin e përgjithshëm...

Shpallën të pafajshëm dy policë në Prizren, u dyshuan për keqtrajtim dhe lëndim të një qytetari

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, i ka shpallur të pafajshëm dy zyrtarët policor, Isak Sopa dhe Arben Kabashi, të cilët akuzohet se në...

Eurosport e çon në qiell Rrahmanin

Verona është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. Skuadra e trajnerit Juric është shndërruar në një ekip të patrembur dhe nuk...

Aksident në Prizren, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren Të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë me drejtues një mashkull dhe në femër. “Si pasojë...

Ledri Vula ishte dikur beqar! Partnerja e tij shtatzënë i vë vulë lidhjes së shumëpërfolur

Për Ledri Vulën dita e djeshme ishte ditë e veçantë. Dhe si e tillë nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e...

Komuna e Prizrenit pranon donacion për COVID-19

Komuna e Prizrenit ka pranuar një donacion me maska dhe dorëza nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, transmeton PrizrenPress. Kështu ka bërë të...

Barcelona e do, Messi kundër drejtuesve: S’bën, mos e blini këtë lojtar

Merkato e Barcelonës vijon të jetë e përqendruar në Serie A. Të gjithë emrat që përfliten si dëshira të klubit katalanas, duke nisur nga...

COVID-19: Arrestohen 11 persona në Prizren

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Prizren, për mosrespektim të orës policore, e cila është vendosur për shkak shpërthimit të pandemisë COVID-19. Dy prej të arrestuarve...

Ndahen çmimet për dramë shqipe “Katarina Josipi”, fitues Osman Goranci

  Osman Goranci fitoi çmimin e vendit të parë për Dramë Shqipe “Katarina Josipi” për dramën “Gratë dhe Napoloni”. Ndërkaq, Ibush Arifi fitoi vendin e...

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i prekur nga Covid-19: Jam duke u shëruar me sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19. Ai përmes një postimi në facebok po deklaron...

Lajmet e Fundit

103 të shëruar sot nga coronavirusi në Kosovë

Këtë të hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi për 103 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Kështu numri i atyre që e fituan...

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 6 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë pasi janë infektuar me Covid-19....

Prizreni me vetëm tri raste të reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar vetëm tri raste të...

Ndërron jetë defektologu, Irfan Bojaxhiu

Ka ndërruar jetë defektologu, Irfan Bojaxhiu. Lajmi ëhstë bërë i ditur nga familjarët. Bojaxhiu është lindur më 1 janar 1935, në fshatin Pllavë të Opojës së...

Ledri Vula ishte dikur beqar! Partnerja e tij shtatzënë i vë vulë lidhjes së shumëpërfolur

Për Ledri Vulën dita e djeshme ishte ditë e veçantë. Dhe si e tillë nuk mund të mungonte urimi nga gjysma e tij më e...