4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ministri Gashi kërkon më shumë mbështetje për gratë në pozita drejtuese sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të Javës Evropiane Sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Kosove, dhe e cila filloi me Konferencën Barazia Gjinore dhe Diversiteti.
Me këtë rast ministri Gashi tha se “jo rastësisht java evropiane e sportit po fillon me këtë konferencë që trajton çështjen e barazisë gjinore dhe diversitetit duke ritheksuar kështu prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Ministrisë së Kulturës, Rinisë së Sportit për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport”.

“Mbështetja e diversitetit dhe barazisë gjinore do të thotë ti trajtosh njerëzit pa dallim kombësie, besimi, gjinie, moshe, aftësie fizike, duke pranuar të veçantat e tyre, dhe duke marrë në konsideratë të drejtat individuale dhe dinjitetin e tyre” tha ministri Gashi.

Ministri Gashi foli edhe rreth kontributit që sporti përcjell në fuqizimin social, ekonomik dhe politik të grave dhe vajzave, “bëj thirrje për të mbështetur gratë në pozicione drejtuese sportive si dhe në përpjekjen për t’u garantuar qasje në të gjitha resurset dhe mundësi për përparim” tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se rezultatet kulminante të sportisteve tona në arenën ndërkombëtare janë dëshmi për potencialin që sportistet tona kanë dhe për atë që ne si shoqëri e institucione duhet të bëjmë në avancimin e mëtejme dhe fuqizimin e pozitës së tyre në sport shtoi ministri Gashi.

Ndërkaq Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, “Falënderoj ministrin Gashi që në vazhdimësi po tregon përkushtim për sportin dhe theksoi se krijimi i një ambienti të baraspeshuar gjinor kërkon qasje nga të gjithë akterët që marrin vendime për barazinë gjinore.

“Mirë është qe kemi filluar dhe jemi pjesë e hartës botërore për barazi gjinore në sport. Konferenca e sotme është e veçantë. Gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të larmishme. Mbyllja e javës do të bëhet nga komiteti para-olimpik. E di që është sfidë e rëndë por me vullnet dhe strategji të mirëfilltë do të ia dalim” tha kryetari Hasani.

Më Shumë

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit