7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ministri Gashi shpërndan libra për 36 Biblioteka Komunale

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë shpërndarjen e librave, donacion për 36 Biblioteka Komunale, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, derisa e çmoi lartë rëndësinë e librit duke e cilësuar si një mik të përjetshëm, tha se përkrahja e MKRS-së do të vazhdojë për librin, bibliotekat dhe botuesit.

“Sot në këtë takim na ka mbledhur një mik që asnjëherë nuk të lë vetëm, një mik i përjetshëm që quhet libër.  Duke qenë të vetëdijshëm se me çfarë vështirësi përballen bibliotekat, vlerësojmë se falë përkrahjes sonë ato kanë përkrahjen e duhur. Këto donacione shkojnë edhe tek bibliotekat shqiptare jashtë Kosovës. Këto libra fillimisht përkrahen për botim ndërsa të njëjtat shpërndahen në bibliotekat komunale. Dua të theksoj se do të vazhdojmë përkrahjen për librin, bibliotekat dhe botuesit”, tha Gashi.

Kryetarja e Këshillit të Librit, Sakibe Kiqmezi-Basha, tha se me shpërndarjen e këtyre librave po bëhet një punë e mrekullueshme.

“Kam nderin që në Bibliotekën Kombëtare të përshëndes këtë event të rëndësishëm. Askush nuk di të na mësoj më mirë se libri. Ministri Gashi po bënë një punë të mrekullueshme për të shpërndarë librin nëpër komuna. Që e ardhmja e kombit të jetë më e mirë, duhet të punohet vazhdimisht që të promovohet kjo punë.  Ministria e Kulturës përmes Këshillit të Librit ka botuar libra të të gjitha kategorive për të gjitha periudhat letrare”, tha Kiqmezi-Basha, raporton EO.

Sekretari i Bibliotekës “Pjetër Bogdani”,  Iset Avdyli , tha se të dhurosh libra në kohën e internetit është investim i madh.

“Kjo ngjarje kulturore na kthen vëmendjen te libri. Sot librat që po dhurohen për Luginën, Ulqinin,  Komunat e Kosovës janë më shumë se lule se të dhurosh libra në kohën e internetit është investim. Kjo dhuratë ka një simbolik të veçantë se po përfshinë të gjitha hapësirat shqiptare” tha ajo.

Ministri Gashi në këtë ceremoni simbolikisht ndau nga 3 tituj për Bibliotekën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit.

F

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit