13.5 C
Prizren
E diel, 31 Maj, 2020

Ministri Lluka përgëzon udhëheqësit e Telekomit për të hyrat rekorde

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli, së bashku me kryetaren e Bordit të Drejtorëve, Besa Shatri-Berisha, sot kanë pritur në një takim pune ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në ndërmarrjen më të madhe publike në vend.

Në këtë takim, ministri është njoftuar për gjendjen aktuale në Telekomin e Kosovës si dhe masat e ndërmarra nga Menaxhmenti i ri, në koordinim me Bordin e Drejtorëve, për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës.

Me këtë rast, është shqyrtuar mundësia e investimeve emergjente, ulja e shpenzimeve operative, partneritetit komercial ndërinstitucional, inkasimi i borxheve të shumta, implementimi i ristrukturimit, si dhe ndërmarrja e masave të nevojshme për rritjen e të hyrave dhe stabilitetin financiar të kompanisë.

“Sot diskutuam me ministrin Lluka rreth investimeve të nevojshme në infrastrukturën e vjetruar të Telekomit të Kosovës, që do të rezultojë me përkrahjen e produkteve të reja, të cilat do të shtojnë numrin e klientëve të rinj dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e të hyrave të përgjithshme”, tha kryeshefi ekzekutiv Gent Begolli.

Sipas tij, me një strategji të re dhe me një varg vendimesh e hapash të ndërmarrë, Telekomi i Kosovës ka arritur ta përmirësojë dukshëm grafikonin e të hyrave në dy muajt e fundit.

“Si rezultat i përpjekjeve tona për të ndryshuar trendin biznesor të kompanisë, në muajin gusht të këtij viti të hyrat financiare kanë arritur në nivelin 8.7 milionë, ndërsa edhe muaji korrik ka qenë në këtë shkallë pozitive, që tregon se qytetarët, konsumatorët dhe bashkatdhetarët tanë gjithnjë e më shumë janë duke përdorur shërbimet dhe produktet e Valës, sepse Vala është e Kosovës”, deklaroi mes tjerash kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Ministri Lluka, nga ana e tij pohoi se që nga ardhja në krye të kompanisë të menaxhmentit dhe Bordit të ri, janë dakorduar dhe zotuar që të bashkëpunojnë ngushtë në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve zhvillimore të Telekomit të Kosovës.

“Jam këtu sot për të përgëzuar kryeshefin Gent Begolli për punën e nisur dhe për punën e bërë dhe njëkohësisht për t’u njohur me zhvillimet, planet dhe strategjinë e re të menaxhmentit të ri të Telekomit të Kosovës, ku më gëzoi fakti se në dy muajt e fundit ka pasur të hyra rekord, që nuk e kanë arritur këtë nivel që nga viti 2009”, bëri të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Telekomi i Kosovës, ndër vite, ka paguar qindra miliona euro në emër të dividendit për Qeverinë e Kosovës dhe ka qenë taksapaguesi më i madh i buxhetit të shtetit. Telekomi i Kosovës gjithashtu ka kaluar disa procese komplekse të përpjekjeve për privatizim dhe të ristrukturimeve të njëpasnjëshme.

Pavarësisht të gjitha vështirësive në të kaluarën, tani, me një angazhim, transparencë, bashkëpunim dhe përkushtim të stafit, Menaxhmentit, Bordit, Ministrisë dhe Qeverisë, Telekomi i Kosovës, synon që të rikthehet fuqishëm në pozitën e vet udhëheqëse, duke qenë operatori më i preferuar i të gjithë qytetarëve të vendit.

 

- Advertisement -

Më Shumë

Puthja e djallit

Arben Fetoshi Diskursi politik i degraduar sidomos muajve të fundit, duket një projekt i kalkuluar mirë. Ashpërsimi i gjuhës ndërmjet Presidentit Thaçi e Kryeministrit në...

Prizren, konfrontim mes bashkëshortësh

Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40,...

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët...

Dragash: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Policia...

Kina po bëhet gati për luftë… por kundër kujt?!

Sado e pazakontë që mund të tingëllojë, Presidenti Kinez Xi Jinping i ka kërkuar Ushtrisë së saj Çlirimtare të Popullit (PLA) të përgatitet për...

Prizren, nismë për riparimin e obeliskut kushtuar dy pilotëve amerikanë

Pjesa e prapme e obeliskut në Prizren, kushtuar dy pilotëve amerikanë, që kishin humbur jetën në vitin 1999 në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, është...

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari në Prizren sot kanë shpëtuar me lëndime nga shembja e shtëpisë së tyre

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari, kanë shpëtuar nga më e keqja dhe kanë marrë vetëm lëndime të lehta pas shembjes së shtëpisë së tyre...

Suharekë, i dehur kanos dhe pengon policët në detyrë

Në fshatin Grejçec të Suharekës është arrestuar një person pasiqë ka kanosur zyrtarët policor, transmeton PrizrenPress. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Pesë raste të reja me COVID-19 në Prizren

NËNTË TË SHËRUAR DHE DYMBËDHJETË RASTE ME COVID-19! Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Ministria e Financave prezanton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e saj pritet të jetë 1.26 miliard euro

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të...

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani Trim mbas trimi 100 vjet Çdo kohë nxjerr trimin e vet, Randobrava zjarr i lirisë, Nxjerr nji trim luftën m’e nisë! Del ky trim ky djalë...

Sacchi: Askush si Van Basten dhe Gullit, Ronaldon s’do e merrja kurrë

Arrigo Sacchi kreu revolucion në fundin e viteve ’80 dhe pushtoi botën me Milanin e tij të paharrueshëm. Ish-trajneri i njohur ka bërë një...

Foton e Anastasiyas duhet ta shihni dy herë, ja pse

Anastasiya Kvikto është superbomba ruse. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku edhe njëherë ka treguar trupin seksi që ka. Por Anastasiya ia ngacmoi mendjen...

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Dekreti për mandatarin, i nxjerrë nga presidenti Thaçi, është shpallur kushtetues. Kjo, pasi Gjykata ka konsideruar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi...

Lajmet e Fundit

Kryeministri në ardhje paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Kurtit

Avdullah Hoti, i dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë. Këtë...

Mbledhja e Qeverisë në orën 18:00, Kurti e Vitia pastaj publikojnë vendimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, pas mbledhjes së Qeverisë do të mbajnë sot konferencë për media, ku do të...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

Haxhi Avdyli i del kundër Isa Mustafës për raportin e UNDP-së: Unë u besoj numrave, e jo fjalëve e perceptimeve

Deputeti Haxhi Avdyli ka dalë kundër liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, raporton Gazeta Blic. Mustafa para pak minutash përmes një postimi në Facebook...

Prizren, konfrontim mes bashkëshortësh

Në fshatin Donje të Prizrenit ka ndodhur një konfrontim mes burrit dhe gruas, transmeton PrizrenPress. Raportohet që ngjarja të ketë ndodhur dje rreth orës 17:40,...