11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ministria e Kulturës formalisht në Prizren, pezullohet bartja

Drejtuesit aktualë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve planifikojnë që punën e tyre ta kryejnë në Prishtinë.

Sipas tyre, duhet analizuar hapat që kanë të bëjnë me bartjen e pjesshme të MKRS-së në Prizren, një ide kjo e iniciuar nga Qeveria e kaluar.

Ndërsa autoritetet komunale kanë pohuar se janë të interesuara që ndonjëri prej departamenteve të MKRS-së të bartet në Prizren, por se për këtë duhet analizuar aspekti i funksionalitetit.

MKRS-ja në janar të 2019-s përuroi zyrat në qendër të qytetit, te “Shatërvani”, në ish-objektin e Rektoratit të universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Aty janë angazhuar disa punonjës administrativë. Por ky ishte vetëm hapi i parë, e prej atëherë s’është bërë tjetër gjë.

Ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi, të mërkurën ka theksuar se kjo ministri ka një zyre funksionale në Prizren, porse drejtuesit e saj do ta vazhdojnë punën në Prishtinë.

“Ne tash jemi në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës dhe Ministria për vite ka qenë atje. Prizreni identifikohet si qytet me një traditë e trashëgimi, si qytet muze, por gjithsesi këtu i kemi zyrtarët e Ministrisë, të cilët punojnë sidomos në pjesën e trashëgimisë kulturore. Për zyrën, e cila është funksionalizuar, është hapur si ministri, ne nuk e kemi menduar. Ne po vazhdojmë në Prishtinë. Por të shohim se cilët do të jenë hapat, që do të ndërmerren ditëve në vazhdim”, ka thënë Dumoshi pas një takimi me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka përkujtuar se në vitin 2018 organet komunale kanë miratuar vendimin që dy ndërtesa, njëra në “Shatërvan” dhe tjetra e ish-“Internatit” t’i jepen në shfrytëzim MKRS-së me idenë që disa departamente të saj të kalojnë në Prizren.

“Por edhe në dy vitet e kaluara nuk ka pasë ndonjë zhvillim. Prej vitit 2018 e 2019 kemi pasë disa punësime aty me kontrata mbi vepër, por as unë si kryetar i Komunës e as ata nuk e kanë ditë çka po bëjnë aty, ose çfarë detyrash kanë”, ka thënë Haskuka. Megjithëkëtë, ai ka shprehur bindjen se MKRS-ja duhet të jetë e pranishme në Prizren me ndonjë nga departamentet e saja.

“Ne si Komunë jemi ende të interesuar që ndonjë nga departamentet e MKRS-së të vijnë në Prizren. Por normal duhet të analizohet në aspektin e funksionalitetit, puna si duhet të shkojë, e të tjera. Ne kemi bërë gjithmonë presion publik, por prapë vendimi i mbetet MKRS-së dhe Qeverisë së Kosovës, se si do të funksionojë kjo”, ka deklaruar Haskuka.

Ai ka pohuar se zyrat e MKRS-së në ndërtesën në sheshin “Shatërvan” janë funksionalizuar, ndërkohë që më sfiduese mbetet ndërtesa e ish-“Internatit”, pasi, sipas tij, aty duhen shumë investime.

“Sidoqoftë, mendoj se të gjithë jemi që me pasë një bashkëpunim të mirë mes MKRS-së dhe Komunës”, ka thënë Haskuka.

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit