8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ministrja Dumoshi takoi drejtuesit e ping pongut ndërkombëtar, evropian e kosovar

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana – Zëvendës i Unionit Europian të Ping Pongut, Kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së), Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Z. Kastriot Orana.

Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e ping pongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.

Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart.

Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e ping pongut

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit