9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ministrja Vlora Dumoshi me mesazh u drejtohet sportistëve

Kosova dhe sporti kosovar ashtu si gjithë bota është duke kaluar momente jo të mira pas përhapjes së virusit Covid-19.

Pas pezullimit të garave sportistët tashmë janë mbyllur në shtëpi nga ku po presin rezultate pozitive për të ardhmen.

Ministrja Dumoshi i ka inkurajuar sportistët të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi pasi në këtë mënyrë do të bëhet lufta më e mirë për ta mposhtur koronavirusin.

Thirrja e Vlora Dumoshit:

Të nderuar sportiste e sportistë,

Me vëmendje dhe kënaqësi kam përcjellë videot e shumta, të cilat po i postoni në rrjete sociale, përmes të cilave, po e përçoni mesazhin institucional, për të qëndruar në shtëpi, por mbi të gjitha, po e tregoni shpirtin tuaj të vërtetë prej sportistësh, duke praktikuar ushtrime të ndryshme qe do t’ u ndihmojnë të ruani formën tuaj!

Unë ju inkurajoj që të vazhdoni kështu, por me kujdes për shëndetin tuaj.

Jemi të sigurt që së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë, dhe pastaj, para jush do të jenë sfidat e shumta të garimit, qoftë në garat e brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, duke veçuar play-offin për Kampionat Evropian në Futboll dhe Lojërat Olimpike në të cilat me të drejtë synojmë rezultate kulmore.

Prandaj, qëndroni e ushtroni në shtëpi, mbajeni formën, sepse i duheni Kosovës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit