13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mino Raiola gati të mbajë fjalën e dhënë, i propozon Realit një… juventin

Mino Raiola është një nga agjentët më të suksesshëm në botë. Ai zotëron të drejtat e shumë emrave të mëdhenj dhe preferon t’iu ndërrojë shpesh skuadër. Kjo ndikon që tifozët ta urrejnë, por ai vazhdon punën e tij.

Disa ditë më parë u shpreh se do të transferojë një lojtar të madh te Real Madrid këtë verë. Në fillim u përfol për Pogba, pastaj për Haaland, teksa tani ka dalë në skenë një emër i ri. Sport.es raporton se bëhet fjalë për Matthijs De Ligt.

Agjenti i ka propozuar Realit shërbimet e mbrojtësit holandez, i cili verën e kaluar u transferua te Juventusi. Sergio Ramos po plaket dhe De Ligt shihet si zëvendësuesi perfekt i kapitenit. Raiola është gati të nisë punën për transferimin e 20-vjeçarit në Madrid, mjafton që Perez dhe Zidane të japin konfirmimin e tyre.

Më Shumë

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit