16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mjeku i Prizrenit flet nga karantina: Isha te vjehrri i infektuar por mbajtëm distancën, veç unë jam i izoluar jo 45 mjekë

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, përkatësisht urgjencës, ka reaguar pas raportimeve në media se shkaku i tij, rreth 45 punëtorë të urgjencës janë në vetëizolim. Ai ka thënë se në izolim gjenden vetëm ai dhe familja e tij. I njëjti ka pasur kontakt me vjehrrin e tij, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa testimi tij pritet të bëhet nesër, raporton Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, mjeku në fjalë ka thënë se është e vërtetë që ka qenë në vizitë të i infektuari, por se vizita ka qenë e izoluar dhe se të dytë kanë qenë të mbrojtur me dorëza e maska mbrojtëse.

“Pacienti në fjalë është kthyer nga Bullgaria me 16 mars. Qysh atë dite kanë qene të izoluar në shtëpi me përpikmeri. Sa i përket “kontaktit” tim me familjarin, e vërtet që kam qene në vizitë. Po vizita ka qenë e izoluar. Kemi qenë të mbrojtur me maska e me dorëza. Kemi qenë në ambient të hapur e në distancë të pakten 2m nga njeri tjetri. Thjesht ka qenë vizite përshëndetëse e jo si proklamohet me atë mesazh që qarkullon në media”, ka thënë ai.

Thotë se pas kësaj vizite, “kontakti” tjetër me vjehrrin ka qenë kur atij i janë paraqitur simptomat e para. Me mjete mbrojtëse thotë të ketë qenë i pajisur edhe gjatë kontaktit me pacientë dhe kolegët e tij në QKMF.

““Kontakti “tjetër ka qenë kur pacientit në fjale iu kanë paraqitur simptomat, e në nderkohë pacienti ka qenë me veturë private të veten, unë me timen, e kam percjelle deri në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për shkak të ndalimit të qarkullimit. Me po ato masa të mbrojtjes, unë jam ballafaquar qdo ditë me pacientë, e edhe rastin në fjale e kam cilësuar potencialisht të infektuar, prandaj edhe kam pasur kujdes”, thotë ai për Express.

Sipas tij, asnjë prej kolegëve të tij nuk janë në izolim përveç tij dhe familjes.

“Ne me stafin e urgjencës, kemi pasur kontakte si me kolegë të punës, por asnjëherë duke i shkelur rekomandimet e obsh. E aq me pak kontaktet me pacientë që gjithmone kanë qenë me masa të nevojshme mbrojtese. Në izolim nga shërbimi jam vetëm unë dhe familja ime, se ashtu është protokolli”, ka deklaruar mjeku në fjalë.

Mbrëmë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 125.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

“Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së. /Gazeta Express

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit