-2 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2020

MPJ thirrje ndërkombëtarëve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Loja me të pagjeturitMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur (30 Gusht), Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka dërguar një notë verbale të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, Zyrës së Baroneshës Catherine Ashton dhe shteteve të tjera mike, ku ka kërkuar që të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.

Përmes kësaj note verbale, MPJ i bëhen thirrje të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare që të ndihmojnë për zbardhjen e fatit të 1726 qytetarëve të Kosovës, duke shprehur dhimbjen e familjeve kosovare të cilat gjatë katërmbëdhjetë viteve nuk i kanë gjetur më të dashurit e tyre.

Në notë, theksohet se Kosova e përkujton në vazhdimësi këtë tragjedi të shkaktuar nga asgjësimi i paramenduar dhe sistematik i qytetarëve të saj, nga regjimi i Millosheviqit.

Po ashtu, thuhet se ekzistojnë fakte të qarta dhe bindëse se regjimi diktatorial është përpjekur të fsheh krimet kundër njerëzimit, duke angazhuar forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe në fushatën e tyre çnjerëzore në Kosovë, gjatë periudhës 1998/1999.

Duke iu referuar konventave dhe akteve të tjera ndërkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut, MPJ përsërit apelin për Qeverinë e Serbisë që të jetë më bashkëpunuese në adresimin e fatit të qytetarëve të kidnapuar gjatë luftës së Kosovës, më 1998/1999.

“Për më shumë se një dekadë, ka ekzistuar një shmangie e vazhdueshme nga autoritetet në Serbi, që të adresojë trashëgiminë e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Dështimi i Serbisë që të iniciojë hetime të plota dhe të paanshme në lokacionet e identifikuara në Serbi, ka krijuar një kulturë të mosndëshkueshmërisë, dhe ka pamundësuar t’i ofrojë drejtësi të afërmve të të gjithë komuniteteve të zhdukur nga forcat serbe”, thuhet në notën verbale dërguar shteteve të BE-së dhe vendeve të tjera mike të Kosovës.

Aty thuhet se qeveritë e Beogradit, si kryesi të shtetit që ka kryer krimet në Kosovë dhe në rajon, janë adresa për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

“Prandaj, është e rëndësishme që Beogradi seriozisht të adresojë kërkesat e familjeve të Kosovës për personat e pagjetur, e cila nëse adresohet siç duhet, do të kontribuojë pozitivisht në pajtimin dhe në raportet ndërmjet dy anëve. Komuniteti ndërkombëtar në këtë aspekt mund të luajë një rol të rëndësishëm që të lehtësojë dhe të bëjë presion mbi Qeverinë e Serbisë, që të sigurojë zgjidhjen e shpejtë të çdo rasti individual të personave të pagjetur në Kosovë”, thuhet në notë.

Pranimi i krimeve të kryera gjatë luftës është esencial për familjet e viktimave dhe për vendin në tërësi.

“Kultura aktuale e mohimit dhe indiferencës morale duke e shtrembëruar, mohuar dhe manipuluar të kaluarën është e papranueshme dhe e dëmshme. Serbia ka përgjegjësi morale që të kërkojë falje për përpjekjet për të kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë. Prandaj, trashëgimitë e luftës duhet të marrin fund, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri”, thuhet në notën verbale, duke shtuar se sa më parë që fati i tyre të sqarohet dhe zgjidhet, më të mëdha do të jenë gjasat për pajtim ndëretnik dhe ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Deputeti i Vetëvendosjes, Abrashi: Vetëm zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Prizreni, Artan Abrashi, thotë se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për vendin. Sipas tij, çdo marrje e pushtetit pa zgjedhje demokratike...

SBASHK: Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thekson se punëtorët e arsimit vazhdojnë të jenë të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre,...

“Mua më latë të fundit, s’kam qare pa ardhë te ju”, Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës

Adem Mikullovci ka shkruar një postim shumë prekës për vdekjen e mikessë tij, Leze Qenës. Dje kemi humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren...

Haskuka: I kemi marrë të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka demantuar pretendimet se Prizreni nuk ka marrë masat e duhura ndaj COVID-19. Sipas tij, Komuna e Prizrenit,...

E therin me thikë një person në Prizren, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën ka arrestuar dy persona pasi kanë therur me thikë një person në rrugën “Ibrahim Rugova” në...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therë me thikë në Prizren. Ai ka pësuar lëndime trupore. “Është arrestuar i dyshuari , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte...

“Boll u morët me Neymar, po zbaton rregullat”, reagon agjenti i brazilianit

Neymar la Parisin disa ditë më parë për të vazhduar periudhën e izolimit në Brazil. Sulmuesi i PSG-së krijon gjithmonë lajm dhe Mundo Deportivo,...

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq. Sipas tij, në...

Agnelli ngre alarmin: Klubet po përballem me ekzistencë, sfidë e madhe për futbollin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë se klubet evropiane përballen me një kërcënim të vërtetë ekzistencial nga pandemia e coronavirusit. Sezoni i futbollit evropian...

IKSHP qytetarëve: Çka jeni duke bërë? a e dini se mund të shkaktoni shpërthim epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të grumbullohen gjatë orëve të lejuara të lëvizjes. IKSHPK-ja ka deklaruar se...

Gjeografi Isufi thotë se demarkimi i kufirit me Serbinë do të jetë problem i madh për ekspertët

Demarkimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë problem shumë i madh për ekspertët, tha në një intervistë për Ekonomia Online, gjeografi...

Joshua me dedikim për punëtorët shëndetësorë: Ju jeni heronjtë e vërtetë

Anthony Joshua ka bërë një dedikim ndaj punonjësve shëndetësorë, në kohën kur ata po zhvillojnë luftë të vazhdueshme me krizën e coronavirusit. Kampioni i botës...

Pas shkarkimit të zëvendësministrit në detyrë, Kurti emëron Fridon Lalën

Pas shkarkimit të Bahrim Shabanit nga posti i zëvendësministrit, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka ka gjetur zëvendësimin. Në këtë pozitë është emëruar Fridon...

Borë pranvere në Shkodër, probleme në Kukës dhe Dibër

Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori  i Shqipërisë është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë. Dëbora...

I martuar me miliarderen kineze, modeli shqiptar dhuron 200 mijë maska për Shqipërinë

Rolando Lekaj e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss&Mister Lezha”. Më pas ai mori pjesë në spektakle të...

Dalin pagat e punëtorëve të administratës publike

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës,...

Lajmet e Fundit

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Abrashi: Partitë po përpiqen të uzurpojnë nga frika e rritjes së Vetëvendosjes, por zgjedhjet janë të domosdoshme

Deputeti nga Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se zgjedhjet janë të domosdoshme pas kalimit të krizës së pandemisë dhe se ky opsion do të jetë...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...