13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mungon përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim detyre.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e tij, gjykatësja Raima Elezi, ka thënë se kryetari i Komunës së Prizrenit, me parashtresë ka kërkuar nga kryetari i kësaj gjykate të shtyhet mbajtja e seancave gjyqësore lidhur me lëndët e Komunës së Prizrenit, derisa të përcaktohet një alternativë nga kjo komunë për përfaqësim ligjor dhe atë brenda një afati sa më të shkurtër kohor.

Ndryshe, udhëheqësi i sektorit ligjor në Komunën e Prizrenit, Arben Krasniqi, dhe përfaqësuesi ligjor i Komunës së Prizrenit, Shqipëron Krasniqi, që nga 16 janari 2020, gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjykatësja Elezi, ka thënë se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e shqyrtimit kryesor, andaj shqyrtimi i së hënë është shtyrë në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit