-0.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Nëntor, 2020

Mungonin paratë për rrugën Prizren–Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që nga ministria që drejton Arban Abrashi, kishin vërejtur që po mungonin disa miliona që ishin destinuar për disa projekte që ishin të planifikuara dhe se paratë ishin dërguar në adresë të një kompanie me të cilën s’kishin pasur ndonjë marrëveshje kontraktuale.

Labinot Gruda është një nga të dyshuarit për “avullimin” e dy milionë eurove nga buxheti i Thesarit të Republikës së Kosovës.

Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Gruda për një periudhë kohore prej tetë minutash ka bërë transferimin e mbi dy milionë eurove në llogarinë e kompanisë LDA Group Shpk me bazë në Llapushnik. Sipas avokatit mbrojtës, Gruda në zyrën e tij ka qenë edhe me 12-13 persona të tjerë.

Derisa në arrati janë dy pronarët e kompanisë LDA Group K.Sh dhe V.Sh, e që sipas burimeve të Gazetës Express brenda Prokurorisë dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Por si ndodhi që të zbulohej vjedhja e dymilionëshit nga Thesari e realizuar më 9 tetor.

Sipas informacioneve të Gazetës Express, një vjedhje e tillë është zbuluar nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë në këtë Ministri kanë vërejtur që po u mungojnë disa milionë të cilat i kishin të destinuara për disa projekte të tjera, derisa kanë vërejtur se transferimi i dymilionëshit është bërë te një kompani me të cilën s’kishin kurrfarë marrëdhënie kontraktuale.

Siç mëson Express, paratë kanë munguar nga projekti për rikonstruimin e rrugës Prizren – Prevallë, kontrata për të cilën ishte nënshkruar më 9 shtator.

Për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, ka thënë Abrashi në Rtv Dukagjini.

Aktualisht Labinot Gruda gjendet në paraburgim prej një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dy pronarët e kompanisë që kanë pranuar paratë janë në kërkim nga shteti, derisa hetimi është zgjeruar në plot 40 persona. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Isa Mustafa: Nëse nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është pro zgjedhjeve nëse nuk ka pajtim për postin e Presidentit. Mirëpo, sipas Mustafës...

Haaland zbulon ‘sekretin’: Çfarë piu në pjesën e parë për të shënuar katër gola?

Erling Haaland ishte mahnitës natën e kaluar, duke shënuar katër gola në fitoren e Borussia Dortmund në Hertha, transmeton Insporti. Norvegjezi shënoi katër gola, të katër...

Praktika e ndërhyrjes në aset të trashëgimisë kulturore në Prizren pa pëlqimin e autoriteteve duhet të marrë fund

Ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades në bazë të projektit të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Prizrenit kanë filluar pa...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

Ia pa sherrin byrekut: E hoqi maskën për të ngrënë, dënohet me 400 euro

Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po...

Ish-Presidenti Sarkozy para drejtësisë

Sarkozy ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012. Dy vjet pas përfundimit të mandatit të tij ai u përpoq sipas hetuesve...

Rozafë

M'i dhunove gjinjtë nën ftohtësinë e kullës me gur t'moçëm e me shaminë time t'kuqe lidhur fyti murgut i the t'ma pranonte vdekjen larg gjërave që m'i vodhe...

Arrestohen dy të mitur në Suharekë, shantazhuan duke ia kërkuar 150 euro një personi që të mos ia publikonin disa foto

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në Suharekë. Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, pas një pune hetimore janë arrestuar këta...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë duke luajtur bukur

Real Madridi e tregoi fuqinë ndaj Interit, duke fituar pastër me shifrat 0-2 dhe dominuar edhe në lojë. Trajneri i “Los Blancos”, Zinedin Zidane është...

Abrashi: Nuk e votojmë Projektligjin e rimëkëmbjes, është projekt i LDK-së

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se kjo parti nuk mund të jetë përgjegjëse për një projekt që ai thotë është puro i LDK-së...

Prizren, 40 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse...

Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

Vdiq në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të...

Vjosa Osmani shkarkoi nga detyra e konsullit edhe djalin e zyrtarit të PDK-së

Në mesin e të shkarkuarve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është edhe Blendi Kilaj, djali i ish-zëvendësministrit nga radhët e PDK-së,...

Nënshkruhet marrëveshja për “Kujtesën e Kosovës” – dokumentimin e Masakrës së Krushës (VIDEO)

Rrëfime për atë që ndodhinë në luftën e fundit në Krushë të Rahovecit tashmë do jenë edhe të dokumentuara. Pos me pamje vizuale deklaratat e...

Prizren: Goditi me veturë këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes, Gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit V.B, i cili e kishte goditur...

Prizreni do bëhet me shtatore të Adem Jasharit (VIDEO)

Qyteti i Prizrenit do të bëhet me shtatoren e ish-komandantit legjendar Adem Jashari. Vendimin për ndërtimin e një shtatoreje të tillë, e nxori asambleja komunale....

Lajmet e Fundit

Nis peticioni online i bizneseve: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19. Për këtë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Këta janë lojtarët e rinj më të shtrenjtë në botë

Mediumi i njohur gjerman, Transfermarkt, ka bërë publike listën e 18 vjeçarëve më të shtrenjtë në botën e futbollit. Pësoi një dëmtim të rëndë që do...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

12 të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të...