19.5 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Naim Frashëri përkujtohet në 174-vjetorin e lindjes

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot shkrimtarin Naim Frashëri në 174 vjetorin e lindjes. Ai lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë/ATSH.

- Advertisement -

Më Shumë

Hollywood me serial për “Haklajt” e Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij. Njoftimi është bërë...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...

Dje vdiqën 4 persona në Kosovë nga COVID-19

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë ,dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 79. Kjo bëhet e ditur nga raporti...

Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim...

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. Në raportin 24 orësh, IKSHPK...

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin...

Grupi Parlamentar i NISMA’s nuk ekziston më, Haxhi Shala iu bashkua grupit të AAK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të...

Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë...

Basri Sejdiu: Më shkarkuan pa paralajmërim, u prek xhepi i dikujt

Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen...

Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ende nuk dihet arsyeja e pranisë...

Lajm i mirë për studentët e Malishevës, komuna shpallë konkurs për 200 bursa

Në kuadër të përkrahjes për studentët nga Komuna e Malishevës, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka shpallë konkurs për ndarjen e 200 bursave për...

Pandemia COVID-19, Hoti: Duhet të bëhemi gati sepse muaji korrik do të jetë i vështirë

Komuna e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë nga sot do të kenë kufizim të lëvizjes për shkak të numrit të madh të personave të...

Malishevë: E kushtëzoi një vajzë për të dalë me të, e shantazhoi me publikim të fotove

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka kushtëzuar një vajzë për të dalë me të. Rasti ka ndodhur mbrëmjen...

Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për Ekonomia Online se Ministria e Financave ka marrë vendim për mos kompensimin e tërheqjes së 10...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...