7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ndërron jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i SHKA “Agimi” në Prizren, Subhi Pasuli.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Pasulit.

Postimi i Haskukës

Sot Prizreni ka humbur një personalitet të dalluar që ka kontribuar shumë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror to qytetit tonë, z.Subhi Pasuli (1937-2020).

Pos punës së tij në zhvillimin ekonomik të qytetit si një ekonomist i dalluar, ai ka qenë edhe aktivist i dalluar i jetës kulturore, sportive dhe shoqërore.

Ndër aktivitetet e shumta në interesin publik ishte edhe detyra e tij kryetar i SHKA “Agimi” ku nga viti 1981 deri në vitin 2001. Më shumë se 20 vite si kryetar në periudhat më të vështira të kombit tonë ai kontribuoi në suskseset e kësaj shoqërie kulturore dhe artistike.

Si mirënjohje për kontributin e tij në sukseset e SHKA “Agimi” ai është ishte zgjedhur edhe si “Kryetar Nderi” i kësaj shoqërie.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe në emrin tim personal dua të shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të z.Subhi Pasuli!

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Lajmet e Fundit