15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Korrik, 2020

Ndërron jetë Mira Markoviq, gruaja e Sllobodan Millosheviqit

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviq – Millosheviq, bashkëshortja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi siç raportojnë mediat serbe.

Markoviq ishte profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Beogradit, kishte botuar libra dhe punime teorike, si dhe ishte anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin Markoviq u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

Markoviq konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore.

Sllobodan Millosheviq, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzat më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, Millosheviqin vdekja e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë. Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka vrarë rrerh 10 mijë shqiptarë dhe ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.

 

- Advertisement -

Më Shumë

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

Haradinaj: Specialja sulmoi bazën e UÇK-së, së shpejti nisim peticionin për zhbërjen e saj

Propozim-aktakuza nga Prokurori i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka...

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

8 raste të reja me COVID-19 në Prizren, 5 në Rahovec dhe 2 në Suharekë

117 TË SHËRUAR DHE 114 RASTE ME COVID-19! Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme...

6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

Horror! Vajza vret veten për t’u ringjallur, nëna e motra e mbanin kufomën në shtëpi prej 5 muajsh

Një ngjarje horrori është zbuluar sot në Tiranë në zonën e Kombinatit ku nëna me dy vajzat, besimtare të sektit të Jehovait, kanë vetëflijuar...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Të gjitha testet e djeshme për COVID-19 nga Malisheva kanë rezultuar negative

Dje në territorin e Komunës së Malishevës, të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19, kanë rezultuar negative. Konfirmimi i analizave është bërë në...

Rregullohet hapësira publike edhe te rrethrrotullimi në Studençan

Ambient i mirë dhe i bukur po bëhet edhe te rrethrrotullimi në hyrje-dalje të fshatit Studençan në Komunën e Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës,...

Shkëmbimi i projektuar, Tottenham dhe Napoli bëjnë gati propozimin

Napoli dhe Tottenham po mendojnë të bëjnë një shëkmbim të bujshëm. Napolitanët e Gattusos janë gati të lënë të lirë sulmuesin polal Milik, në...

Zyrtare: Ylli i Kosovës bëhet me skuadër të re

Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Grasshopper.Sulmuesi i Kosovës, pas tri sezonesh largohet nga Luzern, për t’iu bashkuar Grasshopper. Lajmi...

Plagoset një person në Mushtisht të Suharekës

Të premten rreth orës 23:40 në fshatin Mushtisht të Suharekës, një person ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës të cilin e ka...

Zoti krijoi gjenitë; Morricone ka krijuar parajsën

Ashtu siç Zoti krijoi gjenitë, ca gjeni krijuan vepra hyjnore. Ashtu dhe gjeniu Ennio Morricone, krijoi vepra hyjnore. Emri i tij lidhet me filmat kult,...

Çekiçi shënon golin e 10-të në Slloveni

Endri Çekiçi, sulmuesi i Kombëtares, ka gjetur golin në sfidën e sotme që skuadra e tij, Olimpija Ljubjana, ka luajtur në transfertën delikate me...

Lajmet e Fundit

Haskuka: Në Prizren ka shumë më shumë raste se që janë raportuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është ankuar për numrin e vogël të testimeve në këtë komunë që aktualisht janë 100 raste aktive – shifër...

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 4 në Prizren dhe 2 në Rahovec

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19! Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...