10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic.

Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më 05 dhjetor 1943. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, e duke ia kushtuar më pas tërë jetën arsimit.

Një nga miqtë e tij më të mirë, Frrok Kristaj e ka kujtuar atë përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa e ka cilësuar si njeri të ndershëm e arsimtar të devotshëm.

Tutje ai shkruan se Kërhanaj ngado që lëvizi la gjurmë në fushën e arsimit e kulturës.

Postimi i plotë:

Në përkujtim

Nikollë Kërhanaj
(5 dhjetor 1943 – 27 qershor 2020)

Nikollë Kërhanajn e pata shokun më të ngushtë në jetë.
Nikollë Kërhanaj, ky emër i përveçëm për shumëçka, ishte dhe mbeti njeri i qetë, njeri i ndershëm, bashkëpunëtor i shkëlqyshëm, studiues i vyeshëm e arsimtar i devotshëm…
Nikollë Kërhanaj, që u nda sot nga kjo jetë në moshën 77 vjeçare, kudo që arriti vjeli literaturë, të cilën përherë e përdori për studime shkencore e krijimtari letrare. Dhe jo vetëm kaq. Nikolla literaturën që e posedoi përherë e vuri në shërbim edhe të kolegëve dhe të nxënësve. Kurdo që e kërkoi nevoja u ndihmoi atyre.
Me Nikollën, por edhe me shumë të tjerë, e themeluam SHKA “Katarina Josipi”, Klubin letrar “Shtjefën Gjeçovi”, manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, revistën e programeve kulturo-artistike “Hasi”, revistën letrare e informative “Zëri i Hasit”, e themeluam Muzen e fshatit, e meremetuam Shtëpinë e kulturës “Katarina Josipi”, e ngritem Qendrën kulturore “Atë Shtjefën Gjeçovi”…
Angazhimi i çmuar i Nikollës pat vlerë të madhe, në veçanti për Garat e diturisë të shkollave fillore të Hasit. Nikolla një kohë ishte edhe kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Has, kryetar i Shoqatës “Kolping” të Kosovës, por edhe i Këshillit për vetëfinansimin e shkollës shqipe gjatë kohës së okupimit klasik nga Serbia okupatore. Nikolla për angazhimin e tij patriotik edhe u torturua fizikisht nga pushteti okupator serb.
Nikollë Kërhanaj kado që lëvizi ka lënë gjurmë si në fushën e arsimit, të kulturës, publicistikës e të veprimtarisë së përgjithshme kulturore e shoqërore.
Natyrisht se ai edhe nuk kishte rrugë tjetër, ndaj edhe tërë jetën udhëtoi rrugës së njerëzve të mëdhenjë që ka dhënë Zymi, Hasi e trojet etnike shqiptare.

Këtë e dëshmojnë edhe veprat e botuara të Nikollës, si:
“Abetarja e Zymit” (monografi),
“Zoja e Hasit” (monografi),
“Zanat e Pashtrikut” (poezi),
“Zymi i shtatë kodrave” (monografi),
“Tempulli i librit” (monografi),
”Kronistoria e Shkollës në Zym” (II), monografi
“Takimet e Gjeçovit” 1971-2006” (monografi), “ShKA “Katarina Josipi” 1970-2005” (monografi),
“Fjala e mekur” (poezi),
“Kujtime kohësh” (monografi),
“Takimet e Gjeçovit” 2007-2015,
“Zymi i Hasit” (guidë turistike) e
“Zymi i Hasit” (fletëpalesedhe shumë vepra në dorëshkrim, që po pritin të botohen…
Nikollë Kërhanaj ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2001.
Nikollë, shoku im i jetës, në emrin tim, por edhe të dashamirëve dhe bashkëpunëtorëve tu të ngushtë, por edhe në emër të të gjithë zymjanëve e hasjanëve e më gjerë, të falanderojmë për shumëçka, e në veçanti për veprat tuaja që na i le amanet për të ta vazhduar rrugën tënde.
Nikollë Kërhanaj pushoft në paqe!
Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit