8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ndërtimi i kompleksit “Ukshin Hoti” futet në buxhetin e 2021-ës

Shtëpinë e Muzeut të veprimtarit të shquar, Ukishin Hoti në Krushë të Madhe e ka vizituar sot ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Nga aty ajo dha zotimin që projekti për fazën e dytë të ndërtimit të kompleksit “Ukshin Hoti” do të futet në buxhetin e vitit 2021.

Dumoshi e shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se institucionet duhet të kujdesen për monumentet historike që pasqyrojnë të kaluarën e popullit të Kosovës.

“Ne si institucione të vendit duhet të kujdesemi për këto shtëpi të cilat kanë rëndësi të madhe historike të rrugëtimit tonë dhe të njerëzve tanë intelektual që edhe sot nuk dihet as varri i tyre janë në listën e të zhdukurve. Bëjë thirrje që të gjithëve të na prek ndërgjegjja jonë t’i kryejmë dhe ta shpërfaqim historinë e trishtë të këtij vendi. Ne gjithashtu do e kemi edhe projektin e madh historik gojor për masakrat e Krushës së Madhe dhe ky është fokusi jonë. Shtëpia është në listën e trashëgimisë kulturore . Të gjithë edhe si ministra edhe si qeveri për projektin dhe unë u zotova që do ta fusim në buxhetin e vitit 2021 “, është shprehur Dumoshi.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se shtëpia muze e intelektualit dhe atdhetarit, Ukshin Hoti krahas përkujdesjes meriton të pasurohet edhe me fakte e artefakte që tregojnë historinë e Kosovës.

“Jemi në shtëpinë muze të Ukshin Hotit e cila meriton përveç përkujdesje dhe mirëmbajtje meriton të pasurohet tutje me fakte, artefakte, kujtime në mënyrë që të vizitohet shumë më shumë se edhe ashtu po vizitohet mjaftë. Ne kemi biseduar sot me ministren dhe besoj qe do marrim një mbështetje konkrete për vitin 2021 që të filloj faza e dytë e ndërtimit e kompleksit muzeor “Ukshin Hoti” që do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të parcelës se shpronësuar tashmë. Kjo është satisfaksion por edhe dëshmi për ta ruajtur kujtesën tonë për një veprimtar, politikolog, atdhetar siç ishte Ukshin Hoti”, tha ai/KsP.

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit