9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Në Demjan të Hasit/ Iu dha lamtumira e fundit veteranit të arsimit, Durak Duraku

Nën masa të rrepta dhe në vëzhgim të policisë së Kosovës, sot në Demjan të Hasit u përcoll për në banesën e fundit mësuesi i shumë brezave, veterani i Arsimit, Durak Xhemë Duraku.

I ndjeri ishte një nga mësuesit e parë të Demjanit dhe të Hasit, por edhe një nga nxënësit e parë të shkollës shqipe në Demjan, të hapur pas Luftës së Dytë Botërore.

Mësues Duraku do të mbahet në mend nga gjenerata të tëra të Demjanit por edhe të fshatrave të tjera të Hasit ku ai kreu misionin e mësuesit dhe edukatorit.

Ai njihet edhe si përkrahës i flakët i shkollimit dhe emancipimit të femrës hasjane dhe si njeriu që për herë të parë “theu akullin” në Demjan të dërgimit të vajzave të tij në shkollë të mesme dhe universitet, duke mbetur përherë shembulli më i mirë i intelektualit dhe prindit të përkushtuar.

Në varrimin e të ndjerit, ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, përpos familjarëve, morën pjesë edhe shumë ish-nxënës të tij, kolegë pune si dhe banorë të tjerë të fshatit Demjan. /Besim Muhadri/

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Ballkani në finale të Kupës

Skuadra e Ballkanit luajti baras me Suharekën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës (2-2), por e ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe...

Lajmet e Fundit