7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Në fillim të javës vendoset për lajmërimin e pensionistëve në zyrat e pensioneve

Pavarësisht se nuk e kishin obligim për t’u lajmëruar, persona mbi moshën 65-vjeçare hasen në zyrat e pensioneve.

Madje, një gjë të tillë e bëjnë edhe në orare kur për moshën e tyre ka kufizime në lëvizje, shkaku i masave mbrojtëse antiCOVID që aplikohen tani e një kohë.

E ata që shkojnë për t’u lajmëruar nuk po kthehen mbrapa as nga zyrat përkatëse.

Se do të ketë një vendim të për këtë çështje e ka konfirmuar ministri Skënder Reçica, e kjo do të ndodhë në fillim të javës tjetër.

Edhe Izet Shala nga Departamenti i Pensioneve e ka thënë të njëjtën gjë, por pa treguar diçka më shumë.

Deri në fund të vitit 2020, pensionistët nuk ishin të detyruar të paraqiteshin për pension në zyrat përkatëse shkaku i pandemisë COVID-19.

E, si pasojë e pandemisë, Qeveria ka marrë masa kufizuese për më të moshuarit, të cilët mund të lëvizin deri në orën dhjetë në mëngjes, ndërsa pasdite nga ora katër deri në orën shtatë të mbrëmjes.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit