15.6 C
Prizren
E shtunë, 31 Tetor, 2020

Në Francë hyn në fuqi ora policore

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën, transmeton REL.

Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit, do të kenë ndikim të madh në aspektin social dhe ekonomik të vendit.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike.

Në mbarë Francën po ashtu janë ndaluar dasmat dhe ndejat e tjera publike dhe njerëzit janë udhëzuar që në tubimet private në shtëpi, të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona.

Në gjithë Evropën së fundmi është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 7,830 raste të reja – shifra më e lartë e infektimeve ditore që prej se ka nisur pandemia. Në total, në Gjermani janë regjistruar 356,387 raste me koronavirus dhe 9,767 viktima.

Në Austri, qeveria ka njoftuar se ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg është infektuar me koronavirus, pasi kishte marrë pjesë në një takim me homologët e tij të Bashkimit Evropian më 12 tetor, andaj si preventivë, të gjithë pjesëtarët e Qeverisë austriake do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

Italia po mëton të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa brenda 24 orëve janë regjistruar 8,804 raste të reja me këtë virus.

Në Shtetet e Bashkuara, kanë vdekur më shumë se 218,000 persona dhe mbi 8 milionë persona janë infektuar.

Në mbarë botën, 1,1 milion persona kanë vdekur nga virusi dhe 39,2 milionë janë infektuar.

- Advertisement -

Më Shumë

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

Prizrenasi e godet një femër me veturë e më pas ikën nga vendi i ngjarjes

Një femër në Prizren e pësoi keq dje nga një person me veturë, i cili e goditi atë. Për më tepër, Policia me anë të...

Modelja ‘çmend’ rrjetin, pozon n*do nga krevati

Daphne Joy është një nga femrat më seksi në botë, e këtë gjë e dëshmon në çdo foto që ndanë me ndjekësit në Instagram. Së...

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Themelohet Çmimi “Anton Çetta”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar sot dy propozime të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi: Planin e veprimit...

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërmjet Suharekës dhe fshatit Duhël

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues. Në orët e mbrëmjës së sotme, një aksident ka...

Zemaj prezanton masat e reja: Reduktim i stafit nëpër institucione, kufizim i orarit për qendrat tregtare…

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë...

Abrashi konfirmon se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

LDK-ja dorëzohet përballë Haradinajt, autostrada e Dukagjinit do të ndërtoLidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, është dorëzuar përballë...

Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2 milionëshit, dëshmojnë dokumentet

Një ditë pas vjedhjes dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e...

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Prizren/Dështon seanca ndaj të akuzuarve se mashtruan qytetarët për viza pune

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpërlarje parash...

Gjendet mjet i pashpërthyer në Goruzhup të Hasit

Është gjetur një mjet i dyshuar i pashpërthyer në fshatin Goruzhup të Hasit. EOD i FSK-së. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Shteti mbledh 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska

Në bazë të ligjit antiCOVID-19, policia ka shqiptuar rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelën masat kundër përhapjes së koronavirusit. Policia e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit

Zemaj prezanton masat e reja: Reduktim i stafit nëpër institucione, kufizim i orarit për qendrat tregtare…

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj ka konfirmuar masat e reja. Ai ka thënë se numri i lartë i infektimeve na detyron të veprojmë...

Projektet që nuk u realizuan në Prizren, dhe plani për ambulantën më të madhe në Ballkan

Komuna e Prizrenit është një nga komunat që më së shumti ka pësuar në aspektin ekonomik nga pandemia e Covid-19. Kjo për faktin se ky...

”The Economist”: Një mbretëreshë e ardhshme e Shqipërisë?

Revista e mirënjohur ”The Economist”, i ka kushtuar një artikull familjes mbretërore shqiptare. Më 22 tetor Princ Leka dhe Princeshë Elia Zaharia, u bënë prindër për...

Futet në mbrojtje të shtetit shtëpia prej guri e familjes Hoxhaj në Zhur të Prizrenit

Fshatrat e rajonit të Prizrenit janë unike, i till është edhe fshati Zhur. Ky fshat është njëri prej vendbanimeve më të mëdha të rajonit...

PDK-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk janë duke parë ndonjë përgjegjësi morale të Qeverisë Hoti lidhur me skandalet e fundit, siç janë...