16.8 C
Prizren
E premte, 7 Gusht, 2020

Në Kosovë mbërrin një donacion mjekësor nga Holanda

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se në Kosovë ka mbërritur një donacion humanitar mjekësor nga Holanda.

Sipas një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se ky donacion do t’i dorëzohet nesër Klinikës Infektive.

“Për t’i zbutur sadopak nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore në Kosovë, në përballje me pandeminë COVID-19, Ambasada e Kosovës në Holandë ka organizuar nisjen e një donacioni me materiale mjekësore, me destinim QKUK-në në Prishtinë. Donacioni, pas shumë pengesave gjatë rrugës, ka mbërritur në Kosovë, dhe nesër do t’i dorëzohet Klinikës Infektive në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, donacioni përmban aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermiere, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse dhe kateterë.

“Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj miqtë e Kosovës në Holandë, nga Ambulance voor Kosovo, për donacionin dhe kompaninë Mitrofresh për ndihmën për magazinimin e tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për ekipin e Ambasadës së Kosovës në Hagë, për përkushtimin e tyre, si dhe për institucionet e Kosovës për kompletimin e shpejtë të dokumentacionit dhe dhënien e lejes për hyrjen e kontingjentit humanitar”, ka shkruar ai.

Ai ka njoftuar se diplomatët e ambasadës së Kosovës në Holandë janë duke qëndruar të izoluar për shkak të gjendjes atje.

“Të gjithë atyre që janë prekur nga kjo sëmundje dhe atyre që qëndrojnë të izoluar, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, u dëshirojmë tejkalim sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj pandemie, e cila ka prekur rëndë edhe Holandën, ku edhe ne si diplomatë të Kosovës qëndrojmë të izoluar, por edhe aktivë njëkohësisht, për t’iu dalë në ndihmë komunitetit tonë këtu. Kosova nuk është e vetmuar dhe, së bashku me miqtë e saj, do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Më Shumë

Immobile, golashënuesi më i mirë në Evropë

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është vendosur të bashkohet me një klub ekskluziv si lojtari me më së shumti gola të shënuar në Evropë...

Lazio rrit ofertën për Muriqin, sulmuesi mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di...

Ballkani prezanton dy transferimet e para

Futbollistët Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit Sot është nënshkruar kontrata dyvjeçare me Zekën dhe trevjeçare me Haxhihamzën për...

Këto janë simptomat e zbuluara pas shërimit nga COVID-19

Më shumë se gjysma e pacientëve nga Italia që ishin shtruar në spital për shkak të COVID-19 më vonë pësuan çrregullime mendore, sipas rezultateve...

Dasma në Lubizhdë: Rasti po hetohet nga Policia, ftohet për intervistë kryefamiljari

Dasma e cila u bë shumë e komentuar gjatë javës së kaluar ishte ajo e familjes Gigollaj në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Kjo pasi në...

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një traktor. Në bazë të raportit të policisë, i gjithë rasti ka...

Organizoi dasëm në kohë pandemie, nisin hetimet ndaj prizrenasit

Një qytetar nga Prizreni kishte organizuar një aheng familjar në shtëpinë e tij në kohë pandemie. Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, ndaj...

Ja cilat janë vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 9 persona...

9 raste të reja me COVID në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK...

LAJMI I FUNDIT: Vdes nga COVID-19 vëllai i Kryetarit të Rahovecit

Vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka...

Ditë të zeza për bizneset në Kosovë

Ekonomia kosovare po kalon në turbulencën më të thellë që nga paslufta për të cilën asnjëherë as ndërmarrësit, e as institucionet shtetërore nuk janë...

10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 237 numri i viktimave

10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar...

Ekzekutimi i pagesave prej 170 eurosh për punëtorët, javën e ardhshme

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i...

Jim Morrison: Dashuria fshihet

Dashuria fshihet në vende të çuditshme, Dashuria fshihet në fytyrat që ti njeh, Dashuria fshihet ngado, Dashuria fshihet në struktura molekulare, Dashuria vjen kur ti pak e pret, Dashuria...

Gjenova bëhet me urë të re dy vjet pas shembjes tragjike

Renzo Piano e shikon veprën e tij – një zgjatje e madhe e betonit dhe hekurave që shkon përtej një kilometri. “Kur kryeni një punë,...

Lajmet e Fundit

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

13 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Zbardhet ditari i ish-kreut të Hetuesisë, “Kadaresë i ishte përgatitur arkivoli”

I privilegjuar apo i ndjekur nga regjimi?! Kjo është pyetja që ngrihet prej 30 vitesh rreth figurës së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë pikë opinionet...

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...