4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Në Kukës u shënua 20 vjetori i vdekjes së poetit të njohur Agim Spahiu

kukes promovimKëshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Klubin letrar “Anton Pashku” Kukës si dhe PEN Klubi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, organizuan takimin përkujtimor për poetin Agim Spahiu, në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Merrnin pjesë krijues nga Qarku i Kukësit si dhe nga Tirana, Rrësheni, Prishtina, Gjakova, Peja, Prizreni, Sharri, etj. Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut, z. Ibsen Elezi “Organizimin e kësaj veprimtarie e shohim si shenjë nderuese ndaj njeriut, qytetarit, mësuesit dhe poetit Agim Spahiu. Njëkohësisht dhe Personalitetit të shquar të Qarkut Kukës, për shembullin e një arti që shtegton vazhdimisht për shkak të vlerave estetike”.

Të pranishmit që morën fjalën si prof. Agim Vinca, botuesi Abdullah Zeneli, aktori Bilbil Hereni, krijuesit Nexhat Çoçaj, Preng Maca, etj., vleresuan krijimtarinë e poetit Spahiu.

Veprimtaria u shoqërua me interpretimin e poezive të Agim Spahiut nga poema “Vizatime dashurie në terr”.

Po në këtë ditë, u shpall edhe fituesi i Çmimit letrar AGIM SPAHIU, per vitin 2013, ne Konkursin e shpallur nga Keshilli i Qarkut Kukes, per krijuesit (poetët) e Qarkut te Kukesit.

Juria e përbërë nga Sadik Bejko, Rexhep Ferri dhe Petrit Palushi kishte seleksionuar paraprakisht poezitë më të mira të 10 poetëve, të cilët qenë në garë për çmimin Agim Spahiu.

10 garuesit ishin: Alfons Zeneli, Bislim Ahmetaj, Fitor Ollomani, Glejdisa Selmani, Jaho Margjekaj, Majlinda Dulla, Marjela Manga, Sulejman Dida, Trëndelina Terziu, Zaide Noka.

Ndërsa, poeti Sulejman Dida u shpall fitues i Çmimit letrar AGIM SPAHIU, per vitin 2013.

Sulejman Dida u perfaqesua me poezine “Qershikla”. Juria e e motivoi keshtu poezine fituese: “Për elegancen e shprehjes gjuhesore dhe lirizmin e hollë poetik”.

Bëhet me dije se Konkursi do jete i pervitshem ne muajin Dhjetor.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit