10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë nën Mbrojtje, 1 426 asete

Monumentet e Trashëgimisë KulturoreMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nënshkruar sot plotësimet në Listën e Përkohshme të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje. Në listën e mëhershme ishin 1 181 asete të trashëgimisë, ndërkaq Lista e nënshkruar sot përmban 1 426 asete të trashëgimisë.

Nga lista, që është hartuar nga Qendrat Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Komisioni përkatës në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore, janë hequr 77 asete të kategorive të ndryshme.

Ndërkaq me rekomandimet e këtyre mekanizmave janë shtuar 45 propozime të reja nga trashëgimia arkeologjike, 77 monumente nga trashëgimia arkitekturore dhe për herë të parë në Listën e përkohshme të mbrojtjes kanë hyrë asete të trashëgimisë së luajtshme. Numri i tyre është gjithsej 200.

Ministri Krasniqi, nënshkrimin e kësaj liste e ka vlerësuar si një hap domethënës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, duke theksuar kështu nevojën që sa më shpejtë të funksionalizohet Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, e që më pas të nisë puna për hartimin dhe miratimin e Listës së Përhershme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit