9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Në Malishevë filloi aksioni i madh i pastrimit

Sikur në tërë vendin, edhe në Malishevë ka filluar të zhvillohet aksioni i madh i pastrimit të ambientit, i cili do të zgjasë tre muaj, me qëllim të eliminimit të mbeturinave, deponive ilegale të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ambientit. Aksionit të pastrimit të ambientit në Malishevë, krahas vullnetarëve, i janë bashkuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me qeverinë komunale, Policia e Kosovës, KFOR, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Bashkësia Islame në Malishevë, njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, organizatat rinore dhe qytetarë të tjerë.

“Kjo që sot po bëjmë, është e domosdoshme, pasi ambienti duhet të ruhet dhe këtë e kemi obligim, sepse zoti na ka dhënë jetën, tokën, ujin, ajrin, e ne duhet ti ruajmë dhe duke i ruajtur këto, ne ruajmë shëndetin tonë dhe pastërtinë tonë. Andaj kërkoj mobilizim të përgjithshëm dhe unë do të jem në vazhdimësi me juve, në ruajtje të ambientit dhe shëndetit tonë”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në hapjen e aksionit të tre mujor të pastrimit.

Ndërsa koordinatorja qendrore për Malishevë, Saranda Dobruna, pasi i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje në këtë aktivitet, ka kërkuar “që të ruajmë ambientin, pasi duke ruajtur ambientin e ruajmë shëndetin, e kur e ruajmë shëndeti, e kemi jetën më të gjatë”. Ajo gjithashtu bëri thirrje, jo vetëm që ti bashkohen këtij aksioni, por që ta ruajmë ambientin. Dobruna, në fund e ka falënderuar njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, e cila për tre muaj do të jetë në shërbim të aksionit të pastrimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit