14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në Premierligë po diskutohet çështja e pagave

Në Premier Ligë angleze vijojnë diskutimet në lidhje me reduktimin e pagave të futbollistëve në këtë periudhë të pandemisë së coronavirusit. për momentin nuk ka ende asnjë akord, por nuk ka dyshime se futbollistët duan të ndihmojnë punonjësit e klubeve respektive.

Sindikata e Futbollistëve në Angli kërkon që reduktimi i pagave t’u garantojë pagën e punonjësve të çdo klubi, në vend që të gjenden zgjidhje të shpejta si ajo e Tottenham dhe Liverpool që i pezulluan përkohësisht punonjësit te tyre duke shfrytëzuar asistencën shtetërore.

Një tjetër aspekt që diskutohet është pasoja që sjell reduktimi i pagës.

Futbollistët e pranojnë këtë masë të reduktimit për të pasuruar arkat e klubeve, por një ulje e pagës vjetore bruto me 30% siç u propozua nga Federata Angleze, mund të krijonte një boshllëk tek të ardhurat në shtet me rreth 200 milionë paund. Pra, më pak paga, më pak taksa; para këto që do t’i humbiste edhe sistemi shëndetësor britanik që është në kolaps.

Por jo vetëm kaq, futbollistët kërkojnë që të studiohet edhe opsioni i pezullimit të pagave dhe jo reduktimi i tyre. Që do të thotë se klubet nuk do të derdhin pagat e lojtarëve në këto muaj emergjence duke ruajtur një nivel të ardhurash të cilat do të shpërndahen vetëm në mbyllje të krizës.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit